Mbi 14 mijë persona janë prekur nga gripi dhe infeksionet e tjera respiratore vetëm javën e fundit në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik raporton për një rritje të sëmundshmërisë në popullatë nga bashkëqarkullimi i virozave, gripit dhe nënvarianteve të Covid-19 njëkohësisht. Mjeku i njohur Vasil Llajo flet lidhur me situatën gripale në vend.
“Jemi në fazën e dimrit dhe patjetë që ka efektet e veta në popullatë. Vetë koha pak sa e çuditshme shërben si një inkubim për virozat. Megjithatë me pak kujdes dhe vigjilencë, me shmangie të grumbullimeve dhe higjenë personale të gjitha këto do të kalojnë. Të shpresojmë që do të na bëjnë më të ndërgjegjshëm se çfarë do të thotë virusi sot, i cili nga ajo që e quanim si gjendje virale, duke mos e ditur dhe diagnozën e saktë, jemi bërë tashmë vigjilentë”, u shpreh mjeku Llajo
Mjedise spitalore ( Foto 360 grade.al)
Ashtu si në Europë edhe në Shqipëri, gripi po dominon këtë periudhë edhe ndaj nënvarianteve të koronavirusit. 5% e mostrave të kryera rezultojnë pozitiv me koronavirus, ndërsa mbi 40% janë me gripin stinor.
“Në këtë moment, unë si mjek e gjykoj si një fazë të shpërthimeve të viruseve të ndryshme, pra një situatë virale ose më saktë në një koktejl viral ku dominojnë gribi i tipit a ose b, adenovirusi i tipit respirator, që prek më shumë rrugët e frymëmarrjes dhe virusi arsv, apo respirator rezistencial virus që rrezikon shpesh dhe fëmijët e vegjël. Megjjthatë struktura mjekësore ka treguar që kanë background-in e vet për t’i përballuar këto situata të virozave. Shumë veta me koronavirus kanë imunitet pasi janë vaksinuar deri në 4 doza. Për gripin duhet bërë dhe vaksina përkatëse, kryesisht nga të sëmurët kronikë, kjo duhet bërë në muajt e vjeshtës tetor- nëntor” këshilloi mjeku.
Situata gripale (Foto ballkanweb)
Sipas ekspertëve gripi stinor, ashtu si Covid-19, mund të shkaktojë forma të rënda dhe shqetësime ndaj dhe mjeku Llajo këshillon të tregojmë kujdes.
“Jam mjek dhe mbi të gjitha kam një rrjet laboratorik me të cilin përballuam një fenomen që na zuri në fund të vitit 2019-2020, pandeminë e covid-19, e cila u duk sikur në fillim i takonte një bote tjetër, por për dy vite u bë nga pandemi në endemi brenda dy tre muajve. Bëri dhe një lockdown, ku bota bëri një rishikim të termave të saj të mbijetesës. Në këtë moment mund të themi që pandemia është shuar, por nuk duhet ta harrojmë që virusin e kemi në këmbët tona dhe ai mund të shkaktojë viktima”, u shpreh mjeku Vasil Llajo
Rastet e prekura nga gripi janë të shpërndara në të gjithë vendin. Sipas mjekëve epidemiologë, në këtë periudhë gripi ka prekur të gjitha moshat, duke qarkulluar në të gjithë vendin, prandaj duhet të tregojmë edhe më tepër kujdes.
Vasil Llajo (Foto Intermedica)
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se tashmë infektimet e kanë arritur pikun, por ende nuk jemi në situatë epidemie. Ashtu siç ishte parashikuar gripi stinor po bashkëqarkullon me COVID-19, por duke e mbizotëruar atë. Situata aktuale është e qëndrueshme, por ekspertët thonë se nëse të infektuarit do të kapin shifrën e 24 mijë të sëmurëve në javë dhe vetëm atëherë Shqipëria futet në epidemi.
Injektimi i vaksinës së gripit dhe asaj kundër COVID-19 konsiderohet si arma më e mirë për të parandaluar rastet e rënda dhe fatalitetet.
Virozat në vend (FOTO atsh.al)