Prodhimi i naftës së papërpunuar i Kinës rritet me shpejtësi në tetor
2022-11-21 10:50:52

Foto: VCG

Prodhimi i naftës së papërpunuar i Kinës shënoi një rritje më të shpejtë në tetor, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Prodhimi arriti në 17.22 milionë tonë në tetor, duke u rritur 2.5 për qind nga viti në vit dhe 1.1 pikë përqindje më i lartë se ai i shtatorit, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave.

Muajin e kaluar, Kina importoi 43.14 milionë tonë naftë bruto, duke u rritur 14.1 për qind nga viti në vit dhe duke përmbysur rënien prej 1.6 për qind në shtator.

Nga janari në tetor, prodhimi i naftës së papërpunuar i Kinës arriti në rreth 171 milionë tonë, që përfaqëson një rritje prej 3 për qind nga një vit më parë. (Fatosi)