Kinë, tetor: Prodhimi industrial rritet 5 %, shitjet me pakicë ulen 0.5 %
2022-11-16 11:36:13

Foto: VCG

Prodhimi industrial i Kinës u rrit në tetor, ndërsa shitjet me pakicë njohën një ulje të vogël, treguan të dhënat zyrtare të martën.

Prodhimi industrial u shtua 5 për qind muajin e kaluar në krahasim me tetorin e një viti më parë, nga rritja prej 3.8 për qind në korrik, sipas të dhënave nga Zyra Kombëtare e Statistikave. Shifra ishte pak më e vogël se parashikimi i analistëve në një sondazh të "Reuters"-it prej 5.2 për qind.

Prodhimi mat veprimtarinë e ndërmarrjeve të mëdha të përcaktuara me një vëllim vjetor biznesi prej së paku 20 milionë juanësh (rreth 2.81 milionë dollarë).

Prodhimi i sektorit të manifakturës u rrit 5.2 për qind, ndërsa si sektori minerar, ashtu edhe sektori që përfshin elektricitetin, ngrohjen, gazin dhe prodhimin e furnizimin e ujit, patën një shtim prodhimi me 4 për qind secili.

Shitjet me pakicë u ulën 0.5 për qind, nga rritja prej 2.5 për qind në shtator.

Norma e papunësisë urbane e anketuar e vendit ishte 5.5 për qind në tetor, po aq sa në shtator.

Në dhjetë muajt e parë të këtij viti, investimet në pasuritë fikse ishin 5.8 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme, duke arritur në 47.15 trilionë juanë.