Shërbimi civil i Kinës do të rekrutojë për 37.100 vende të lira pune gjatë 2023
2022-10-25 16:48:23

nga VCG

nga VCG

Kina planifikon të rekrutojë 37.100 nëpunës civilë për të punuar për agjencitë dhe institucionet e qeverisë qendrore gjatë vitit 2023, njoftoi Administrata Kombëtare e Shërbimit Civil, citon “Xinhua”.

Aplikimet do të pranohen në internet nga 25 tetori deri në 3 nëntor, me pozicionet që do të postohen në faqet e internetit të autorizuara, bëri të ditur administrata.

Kandidatët do të duhet t'i nënshtrohen një provimi kombëtar me shkrim, i cili është planifikuar të mbahet më 4 dhjetor në të gjithë vendin, ndërsa ata që aplikojnë për pozicione të caktuara do t'i nënshtrohen testeve shtesë të aftësive profesionale.

Një total prej 25.000 pozicionesh do të jenë ekskluzivisht të hapura për të diplomuarit universitarë të vitit 2023 për të nxitur punësimin e tyre.

nga VCG

nga VCG

Më shumë se 3000 vende të lira pune do të jenë të hapura vetëm për ata që punojnë në projekte të përzgjedhura të nivelit parësor, si dhe për veteranët që kanë diploma kolegji dhe kanë shërbyer për të paktën pesë vjet. (Fat