Foto nga VCG
Huanliu-3 (HL-3) tokamak, "dielli artificial" i gjeneratës së re të Kinës, ka nisur një raund të ri eksperimentesh fizike, duke përfshirë për herë të parë një sistem të dyfishtë dixhital, i cili është zhvilluar në mënyrë të pavarur nga Korporata Kombëtare Bërthamore e Kinës (CNNC), njoftoi të hënën CNNC.
HL-3, një strukturë e shkrirjes bërthamore me izolim magnetik, e projektuar dhe e zhvilluar nga Kina në mënyrë të pavarur, është pajisja më e madhe dhe më e përparuar e shkrirjes në vend, e projektuar për kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë së kontrolluar të shkrirjes bërthamore.
Një pjesë kyçe e funksionimit të HL-3 është procesi i pjekjes së dhomës së vakumit. Sistemi i dyfishtë dixhital i sapo implementuar, funksionon si një "super sy" gjatë procesit, duke krijuar një kopje plotësisht virtuale të komponentëve fizikë, për të ofruar monitorim shumë të saktë të procesit në kohë reale.
Raundi i fundit i eksperimenteve do të fokusohet në përmirësimin e aftësisë së përgjithshme operacionale të HL-3. Procesi i pjekjes së dhomës së vakumit është i një rëndësie të madhe, në sigurimin e mjedisit të vakumit operativ të plazmës me cilësi të lartë.
Duke ndërtuar një model dixhital të saktë, sistemi i dyfishtë mundëson llogaritjet sinkrone në kohë reale dhe monitorimin e gjendjes së dhomës së vakumit, duke rritur ndjeshëm kontrollin dhe reagimin gjatë gjithë procesit.
Aplikimi i sistemit të dyfishtë dixhital shënon një përparim të rëndësishëm në teknologjitë bazë dixhitale të HL-3, i cili siguron funksionimin e sigurt dhe të qëndrueshëm të objektit. Ai gjithashtu vendos një bazë për zhvillimin e një kontrolli plotësisht të integruar dhe inteligjent, i cili mund të ketë perspektiva të gjera aplikimi, sipas CNNC.