Zëdhënësja: Politika e Kinës mbi ShBA-në është konsekuente
2024-11-06 20:24:46

foto nga

foto nga MPJ e Kinës

Politika e Kinës mbi Shtetet e Bashkuara është konsekuente, tha të mërkurën zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning.

Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me zgjedhjet presidenciale të ShBA-së në një konferencë të rregullt për shtypin, Mao u shpreh se zgjedhjet janë punë të brendshme të ShBA-së. "Respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan," theksoi ajo.

"Politika e Kinës ndaj ShBA-së është konsekuente," tha zëdhënësja, duke shtuar se Kina do të vijojë t'i trajtojë marrëdhëniet me ShBA-në mbi bazën e parimeve të respektit të ndërsjellë, të bashkëjetesës paqësore e të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta.