Shumica dërrmuese e subjekteve të biznesit në Kinë janë nga sektori privat
2024-11-06 17:10:12

foto VCG

foto VCG

Numri i subjekteve private të biznesit në Kinë i kaloi 180.86 milionët deri në fund të shtatorit të këtij viti, duke zënë 96.37 për qind të subjekteve të përgjithshme të biznesit në vend, bëri të ditur të mërkurën Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut. 

Prej tyre, 55.54 milionë ishin kompani private, ndërsa mbi 125.32 milionë biznese individuale.

Një numër i madh i subjekteve private të biznesit gjendet në sektorin e shërbimeve, në kategori të tilla si strehimi e ushqimi, shërbimet ndaj banorëve, tregtia me shumicë e pakicë, si edhe transporti, magazinimi dhe shërbimet postare, tha administrata. 

Kina ka nxitur për një kohë të gjatë zhvillimin e sektorit privat të saj dhe ka vijuar krijimin e një mjedisi biznesi të orientuar nga tregu, të bazuar në ligj dhe të ndërkombëtarizuar. 

Në tetor, në Kinë u paraqit një projektligj mbi nxitjen e sektorit privat për të kërkuar opinionin publik. Projektligji i promovimit të sektorit privat është i hapur për komente publike deri më 8 nëntor.