Kryeministri kinez premton bashkëpunim dhe hapje të mëtejshme në Edicionin e Shtatë të CIIE
2024-11-06 11:09:30

Foto nga VCG

Kryeministri kinez Li Qiang u zotua të martën për të zgjeruar më tej hapjen dhe për ta kthyer tregun e madh të Kinës në mundësi për botën. 

Li i bëri deklaratat gjatë fjalimit në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së Shtatë Ndërkombëtare të Importeve të Kinës (CIIE) dhe Forumit Ekonomik Ndërkombëtar Hongqiao në Shangai. 

Organizimi i CIIE është një masë e rëndësishme për Kinën për të zgjeruar hapjen dhe bashkëpunimin, duke përfaqësuar përkushtimin solemn të Kinës ndaj botës, tha Li. 

Nëse CIIE i parë ishte një ftesë e njëanshme nga Kina ndaj botës, atëherë çdo edicion pasues është bërë një angazhim i ndërsjellë mes palëve, duke reflektuar aspiratat e përbashkëta për hapje dhe bashkëpunim, tha Kryeministri.

Li theksoi nevojën për të forcuar konsensusin për hapjen, duke shtuar se të gjitha palët duhet t'i përmbahen rendit dhe rregulloreve ekonomike e tregtare ndërkombëtare, për të përmbushur me zell marrëveshjet ekonomiko tregtare shumëpalëshe dhe dypalëshe. 

Kina do të zgjerojë më tej hapjen institucionale. Ajo do të përafrohet në mënyrë aktive me standardet e larta ndërkombëtare tregtare, tha Li, duke premtuar përpjekje për zbatimin e strategjisë për përmirësimin e zonave pilot të tregtisë së lirë. 

Li tha se vendi është i gatshëm të hapë më tej tregun e tij të madh, duke përfshirë hapjen e njëanshme dhe trajtimin me tarifa zero për të gjitha linjat tarifore nga vendet më pak të zhvilluara, për ta kthyer në mënyrë efektive tregun e madh në mundësi të mëdha globale. 

Kina mbron me vendosmëri sistemin tregtar shumëpalësh me Organizatën Botërore të Tregtisë në thelb. Gjithashtu mbështet vendet në zhvillim në ndarjen e përfitimeve të globalizimit, tha Li.