foto nga CMG
Disa objekte të reja, përfshirë avionin luftarak J-35A, do të prezantohen për herë të parë në Ekspozitën e 15-të Ndërkombëtar të Fluturimeve Ajrore dhe Kozmike, që njihet si Panairi i Avionëve të Kinës, bënë të ditur të martën Forcat Ajrore të Kinës.
Krahas J-35A, avionit gjuajtës me përmasa të mesme, në shfaqjen ajrore do të zbulohet gjithashtu për herë të parë edhe sistemi i armëve raketore tokë-ajër HQ-19 dhe një mjet i ri ajror sulmues pa pilot për zbulime, tha Niu Wenbo nga Departamenti i Pajisjeve të Forcave Ajrore, gjatë një konference për shtyp.
Panairi, i parashikuar të zhvillohet nga 12 deri më 17 nëntor në Zhuhai të Kinës Jugore, karakterizohet nga një sërë aktivitetesh, përfshirë shfaqjet aerobatike, sipas zëdhënësit të Forcave Ajrore të Kinës Xie Peng.
Avionët që pritet të fluturojnë në shfaqje përfshijnë J-20, J-16 dhe YY-20A për furnizimet me karburant. Edhe kabina e mallrave e avionit transportues Y-20 do të hapet për publikun.
Panairi zhvillohet në kuadër të ceremonisë së 75 vjetorit të themelimit të Forcave Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës, që përkon më 11 nëntor.