Kina çel aplikimet për kampionet e Hënës të marra nga misionet "Chang'e-6" dhe "Chang'e-5"
2024-11-06 20:05:43

Mostrat e marra nga ana e pasme e Hënës nga anija kozmike "Chang'e-6" e Kinës. / CMG 

Kina ka ftuar studiuesit të aplikojnë për kontingjentin e parë të mostrave hënore të sjella nga misioni "Chang'e-6", si dhe për kontingjentin e tetë të mostrave nga misioni "Chang'e-5". 

Qendra e Eksplorimit Hënor dhe e Inxhinierisë Hapësinore e Administratës Kombëtare të Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CNSA) njoftoi të martën nisjen e procesit të aplikimit për huazimin e këtyre mostrave shkencore hënore.

Studiuesit e interesuar për këto mostra mund të paraqesin aplikimet e tyre nëpërmjet një sistemi zyrtar të të dhënave dhe të lëshimit të mostrave, ndërsa afati i aplikimeve do të mbyllet më 22 nëntor 2024. Pas fazës së aplikimit, Qendra e Eksplorimit Hënor do të kryejë një shqyrtim rigoroz për të vlerësuar propozimet.

Në janar 2021, Kina publikoi rregullat për të inkurajuar bashkëpunimin ndërkombëtar lidhur me kërkimet hënore, duke mbajtur një qëndrim të hapur ndaj hulumtimit shkencor.