Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përcaktuar 10 tetorin si Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, një mundësi kjo për të rritur ndërgjegjësimin tek njerëzit për çështjet e shëndetit mendor në mbarë botën. Sigurisht që nuk mjafton një ditë, një javë, një muaj apo një vit, sepse ndërgjegjësimi duhet të jetë i përditshëm në jetën tonë. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë pothuajse 50 përqind e problemeve të shëndetit mendor fillojnë nga mosha 14 vjeç deri 24 vjeç ka filluar pothuajse 80 përqind e problemeve të shëndetit mendor. Këto janë shifra të rëndësishme, për të treguar edhe një herë rëndësinë e gjithë periudhës së fëmijërisë së herëshme, fëmijërisë së vonë, adoleshencës dhe deri në periudhën e fillimin të adultërisë. Duke qenë se kemi të bëjmë me shifra të larta, Organizata Botërore e Shëndetit Mendor, por dhe shumë organizata të tjera të lidhura drejtpërsëdrejti me shëndetin mendor, po ngrenë gjithmonë dhe më shumë zërin për faktin se janë shumë shifra të larta, ku një pjesë e madhe nuk diagnostikohen apo nuk trajtohen. Detyra e secilit prej nesh është që të mos etiketojmë, por të referojmë, si dhe drejtojmë për tek specialisti të gjithë ata që kanë nevojë, për ta bërë kështu problemin e shëndetit mendor një prioritet global.
Dita-Botërore-e-Shëndetit-Mendor- (Foto nga Probleme.me)
Slogani për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor është “Ndihma e parë psikologjike”, duke vënë theksin te ndihma e parë psikologjike dhe mbështetja që njerëzit mund të japin për një individ të caktuar, i cili po kalon një periudhë të vështirë të shëndetit mendor.
Në shumë vende të botës çdo ditë, njerëzit përjetojnë kriza personale, nga ato më të lehtat si humbja e të dashurit apo një situatë stresuese në punë, deri tek ato më të rënda si përjetimi i sëmundjeve të rënda fizike, largimi nga jeta i një personi të dashur, etj. Stresi dhe sindromat e ankthit, vitet e fundit konsiderohen botërisht si shqetësimet më të përhapura dhe në rritje të vazhdueshme. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar si “e keqja e shekullit”, bazuar në statistika mund të themi se tashmë është kthyer në një epidemi. Slogani i Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, është të fokusohet në mbështetjen psikologjike nga njerëz që e gjejnë veten në rolin për të ndihmuar ata persona që po përballen me një situatë të vështirë, përfshirë këtu punonjës shëndetësore, mësues, etj. Kujdesi shëndetësor nuk përbëhet vetëm prej ndihmës së parë fiziologjike, por duhet të mbështetet edhe nga ndihma e parë psikologjike, në mënyrë që individi që ka nevojë për ndihmën e parë psikologjike, të marrë mbështetje shtesë të avancuara në kontekstin e shëndetit mendor dhe shërbimeve sociale.
Për të diskutuar rreth kësaj teme në Grupin Mediatik të Kinës, kanë dhënë opinonin e tyre dy psikologet, Qerime Daçi dhe Manjola Koka (Daçi), të cilat kanë botuar edhe një libër në lidhje me këtë temë, “Çrregullimet mendore”.
CMG: Javën që lamë pas ishte Dita Botërore e Shëndetit Mendor ( çdo 10 Tetor që prej vitit 1992) ka në fokus ndërgjegjësimin, sensibilizimin, në nivel global lidhur me shëndetin mendor. Çfarë është në vetvete shëndeti mendor?
Qerime Daçi: Kur flasim për shëndetin mendor të njeriut kjo është baza kryesore e trurit të njeriut. Është shumë e vështirë në kohët e sotme të dimë se nga e merr vetë zgjedhjen shëndeti mendor i njeriut. Por lidhja kryesore dhe ndryshimet mes shëndetit mendor, psikikës dhe trurit të njeriut cila është? Duhet t’i kushtojmë rëndësi shëndetit mendor, si çrregullimeve mendore, sëmundjeve mendore, gjendjes shpirtërore dhe fizike, pasi të gjitha së bashku janë shumë të rëndësishme për individin. Çdo njeri kapërcen në disa faza gjatë jetës dhe gjendja mendore e njeriut mund të ketë ndryshime, prandaj duhet shumë kujdes për shëndetin mendor.
CMG: Ju gjithashtu keni botuar dhe një libër që mban titullin "Çrregullimet mendore". Cili është dallimi midis çrregullimeve mendore dhe shëndetit mendor?
Qerime Daçi: Në librin "Çrregullimet mendore" unë së bashku me motrën time Manjola kemi botuar një libër shkencor në lidhje me trurin e njeriut, ku janë studiuar me përqindje sëmundjet mendore se si ndikojnë në trurin e njeriut, prandaj theksojmë se dallimi mes çrregullimeve mendore dhe sëmundjeve mendore është; sëmundjet mendore nuk kanë shërim, ndërsa çrregullimet mendore janë të shërueshme. Në këtë libër kemi bërë analiza nga më të ndryshmet për vetë shëndet mendor të njeriut si edhe vetë titulli i librit.
CMG: Kjo sëmundje a ka ndonjë dallim mes të moshuarve, të rinjve , burrave apo grave?
Qerime Daçi dhe Manjola Daçi (Koka) libri i tyre
Manjola Koka (Daçi): Duhet të dimë që sëmundjet mendore të një individi nuk kanë dallim ndërmjet moshave, kjo është një ndryshueshmëri e pandryshueshme pasi një sëmundje kur ndikon në trurin e njeriut ajo ndikon njëjtë si tek mosha e re qoftë gjinia femërore apo mashkullore, të rinjtë apo të moshuarit. Sëmundja është sëmundje dhe ku ndikon tek truri ajo dëmton trurin e njeriut jo sipas moshës, por sipas përqindjes së sëmundjes që ka ndikim tek vetë personi. Prandaj themi se sëmundjet mendore nuk kanë dallim moshe. Dallimet e sëmundjeve mendore varet nga përqindjet që mbart ajo sëmundje, apo që dëmton ajo sëmundje trurin e njeriut.
CMG: Si mund ta kuptojmë një person që vuan nga këto problematika, për ta drejtuar te specialisti?
Manjola Koka (Daçi): Që të kuptojmë një person i cili vuan nga problematika për t'ju drejtuar një specialisti , kjo është e lehtë sepse ai individ kuptohet nga sytë e tij. Por më e kuptueshme është kur individi ka sëmundje mendore sepse paraqitet përqindja e tyre, paraqitet lëvizshmëria e tyre, agresiviteti i tyre dhe këtu një person në bazë të sëmundjeve mendore kuptohet. Por ne duhet të dimë, që një person që kuptohet lehtë nëse vuan nga problematika të lehta, kuptohet më pak nga kontrollimi, nga menaxhimi i vetes, nga mënyra e të ecurit, nga qëndrimi, nga konceptimi i vetvetes se si ai e koncepton. Prandaj duhet t’i ndajmë këto, sepse njeriu me sëmundje mendore kuptohet, ndërsa me çrregullime mendore jo gjithmonë mund të kuptohet. Kuptohet kur përqindja e çrregullimit të ndikimit tek truri i tij është shumë i lartë mbi 70 përqind, por nuk kuptohet nëse personi është më pak se 60 përqind. Nëse kemi të bëjmë me sëmundjet mendore një person kuptohet që nga 30 apo 20 përqind nëse vuan nga kjo sëmundje.
Prandaj duhet të themi se, sa ndikojnë sëmundjet mendore dhe prekin inteligjencën, që është pika kyçe e trurit të njeriut. Prekin dhe dëmtojnë shumë rëndë qoftë edhe tek një person të cilit i lind çrregullimi gjatë rritjes së moshës. Sëmundjet ndikojnë dhe dëmtojnë inteligjencën, por duhet të themi se sa dhe si e dëmton këtë lloj inteligjence është në bazë të vetë njeriut, në bazë të forcës mendore të njeriut dhe e kuptojmë se sa e kanë dëmtuar sëmundjet mendore apo edhe çrregullimet mendore këtë inteligjencë sepse sot perspnat të cilët kanë një ulje të inligjencës së tyre, kjo vjen nga vetë ndikimi i këtyre sëmundjeve mendore, ndërsa nga ndikimi i vetvetes vijnë dhe ndikimet e çrregullimeve nga ndikimet e problematikave të ndryshme, prandaj ka ulje të inteligjencës dhe vigjilencës së trurit të njeriut.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shëndeti mendor nuk nënkupton vetëm mungesën e një çrregullimi, pasi është një term shumë i gjerë, i cili përshkruan situatën se ku individi ndjehet mirë me veten, performon në mënyrë produktive në jetën e përditshme, arrin ta përballojë me sukses stresin dhe mbingarkesën psikologjike në përditshmëri, si dhe kontribuon në përmirësimin e komunitetit të tij. Çrregullimet e shëndetit mendor mund të prekin këdo, ndaj mos përbuz, mos stigmatizo dhe mos etiketo askënd. Të gjithë së bashku të kthejmë sytë nga shëndeti mendor.
Intervistoi: Sava Lena