nga VCG
Autoritetet kineze kanë nxjerrë së fundi një masterplan për ruajtjen e librave të lashtë.
Plani, i publikuar nga specialistë kombëtar të ngarkuar me klasifikimin dhe botimin e librave antikë, do të ofrojë udhëzime për punën e vendit në këtë fushë gjatë periudhës 2021-2035, citon “Xinhua”.
Plani përbëhet nga 10 seksione që fokusohen në aspekte të ndryshme të ruajtjes së librave të lashtë, duke përfshirë mbrojtjen, kërkimin, publikimin, digjitalizimin dhe promovimin, ndër të tjera. Ai rendit gjithashtu 40 projekte dhe detyra të rëndësishme për t'u realizuar.
Në prill të këtij viti, Zyra e Përgjithshme e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Këshilli i Shtetit publikuan së bashku një sërë udhëzimesh për intensifikimin e punës për ruajtjen dhe botimin e librave të lashtë. Sipas tyre, librat e lashtë janë jetik për përpjekjet e Kinës për të vazhduar traditat e saj kulturore, për të nxitur një etikë kineze dhe për të rritur fuqinë e saj kulturore. (Elona)