Teksa Presidenti i Kinës Xi Jinping udhëtoi në Rio de Zhaneiro për të marrë pjesë në Samitin e 19-të të Liderëve të G20 dhe për të zhvilluar një vizitë shtetërore në Brazil, Grupi Mediatik i Kinës, Samiti i Rinisë G20 dhe Sekretariati i Përgjithshëm i Pallatit Presidencial Brazilian, nisën një aktivitet mediatik për përballjen e të rinjve nga vendet e Jugut Global, si edhe për të publikuar iniciativën mbi ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët të njërëzimit.
Foto nga CMG
Ky aktivitet mbështetetet nga pjesëmarrja e përbashkët e 215 organizatave mediatike të 74 vendeve. Shen Haixiong, Drejtor i CMG dhe drejtues të tjerë të grupeve mediatike nga Brazili dhe Argjentina morën pjesë në ceremoninë e nisjes dhe mbajtën fjalime. Kryeministri i Sri Lankës, Harini Amarasuriya, personalitete dhe drejtues të tjerë të organizatave ndërkombëtare, dërguan letra urimi dhe videomesazhe.
Në aktivitet morën pjesë rreth 200 njerëz, përfshirë përfaqësues nga qarqet politike, mediatike, kulturore, sportive, akademike, grupet e mendimit dhe biznesi nga Brazili, Argjentina, Meksika dhe vende të tjera.
Shen Haixiong tha se gjatë Samitit të 19-të të G20, Presidenti Xi Jinping shpallli tetë veprimet e Kinës në mbështetje të zhvillimin global. Ai theksoi zbatimin e iniciativave të zhvillimit global dhe ndërtimin e një qendre kërkimore të "Jugut Global" mes Kinës, Brazilit, Afrikës së Jugut dhe Bashkimit Afrikan. Gjithashtu nisi "Iniciativën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Shkencës së Hapur", për të promovuar rezultatet e inovacionit shkencor dhe teknologjik, për të përfituar sa më shumë "Jugu Global" e kështu me radhë. Tetë veprimet e Kinës kanë marrë mbështetje të gjerë.
Foto nga CMG
Për vendet e Jugut Global dhe për çdo komb në botë, rinia është një pasuri e bukur dhe e çmuar. Radio Televizioni Qendror i Kinës, së bashku me partnerë të ndryshëm, nisën aktivitetin mediatik për të përballur të rinjtë nga vendet e “Jugut Global”, pikërisht për të ndërtuar një platformë komunikimi që i lejon të rinjve të marrin pjesë në komunikimin mediatik, krijimtarinë artistike, kërkimin social, shkëmbimet sportive, duke punuar së bashku.
CMG është e gatshme të punojë me partnerë të mirë, për të mbrojtur çdo ëndërr rinore në botë, për të kontribuar në ndërtimin e një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin dhe për të punuar së bashku për një botë më të bukur, me të ardhme të përbashkët dhe zhvillim të qëndrueshëm. .
Kryeministrja e Sri Lankës, Harini Amarasuriya, u shpreh në letrën e urimit se shpreson se ky veprim të ndihmojë në promovimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit midis të rinjve në vendet e "Jugut Global" në një nivel të ri, duke sjellë përfitime në zhvillimin e vrullshëm të "Jugut Global" dhe vendeve të reja. Besohet se aksioni mediatik i përballjes të të rinjve, do të bëhet një platformë e rëndësishme për të marrë pjesë aktive në zhvillimet e ardhshme globale.
Foto nga CMG
Dos Santos shprehu urimet për këtë event, në emër të Pallatit Presidencial Brazilian. Ai tha se panvarësisht që Brazili dhe Kina janë larg njëra-tjetrës, ata kanë qenë gjithmonë partnerë të mirë, me mendime të ngjashme. Brazili dhe Kina, të dy vende të Jugut Global, janë shumë të qëndrueshme në konceptet e tyre për ruajtjen e paqes botërore dhe promovimin e zhvillimit të përbashkët. Besoj se kjo ngjarje do të bashkojë të rinjtë, për të punuar së bashku në nxitjen e zhvillimin. Shpresohet që media në vendet e Jugut, do të luajë një rol të rëndësishëm si një urë lidhëse, për të thelluar zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të promovuar lidhjet mes njerëzve.
Në të njëjtën ditë, u lançua zyrtarisht edhe projekti "Të shikojmë Kinën së bashku: Turneu i të rinjve të Amerikës Latine" .
Të rinj nga fusha politike, akademike, mediatike dhe kulturore e Amerikës Latine, do të ftohen në Kinë për të komunikuar dhe mësuar rreth vendit, nëpërmjet përvojës së turizmit kulturor, vizitave të biznesit, raporteve të integruara mediatike, etj...