Më 18 nëntor u hap në Muzeun Kombëtar të Artit Aziatik në Guimet të Francës Ekspozita "China·Tang - Një dinasti e larmishme dhe e hapur " (shekulli 7-10)", me parathënie të shkruara nga Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe Presidenti i Francës Macron.

Foto nga VCG
Presidenti Xi Jinping dhe Presidenti Macron shkruajtën parathëniet përkatëse për ekspozitën. Xi Jinping vuri në dukje se Tang ishte dinastia më e begatë në historinë kineze, me ekonomi të pasur, prosperitet kulturor, tolerancë ideologjike, art madhështor dhe integrim kombëtar.
"Ndikimi kulturor i dinastisë Tang u përhap në të gjithë Azinë dhe Evropën përmes Rrugës së Mëndafshit. Poezia, pikturat, sendet prej ari e argjendi dhe arritjet e tjera artistike të dinastisë Tang, vlerësohen edhe sot nga njerëzit. Besoj se kjo ekspozitë do të lejojë audiencën franceze dhe evropiane të ketë një kuptim më të gjallë të Dinastisë Tang të shkëlqyer, të sigurt dhe të hapur, duke ndjerë sharmin unik të qytetërimit kinez."

Foto nga VCG
Xi Jinping vuri në dukje se kombi kinez dhe ai francez kanë një histori të gjatë dhe një kulturë të shkëlqyer. Dy popujt e kanë vlerësuar gjithmonë njëri-tjetrin. Shkëmbimet e tyre miqësore kanë një historik të gjatë.
"Ne duhet të kërkojmë frymëzim nga historia dhe kultura, të thellojmë shkëmbimet dhe të mësuarit e ndërsjellë në fushën e shkencave humane dhe bashkëpunimin në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Secili duhet të vlerësojë bukurinë e tij dhe ta ndajë me të tjerët. Të integrojë emocionet historike dhe frymën e kohës në miqësinë Kinë-Francë, si edhe ndërtimin e një partneriteti strategjik më gjithëpërfshirës midis Kinës dhe Francës."

Foto nga VCG
Presidenti Macron tha se Muzeu Guimet do të mbajë një ekspozitë madhështore të relikeve kulturore nga dinastia Tang, për të festuar 60-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe Kinës, si dhe Vitin e Kulturës dhe Turizmit.
"Dinastia Tang mbart një pozitë të veçantë në historinë e qytetërimit kinez. Ajo kishte një kulturë të lavdishme dhe vitalitet të jashtëzakonshëm krijues. Kjo ekspozitë historike thekson edhe një herë vitalitetin e shkëmbimeve kulturore midis Francës dhe Kinës, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve."

Foto nga VCG
Ekspozita, e organizuar nga Administrata Shtetërore e Trashëgimisë Kulturore e Kinës dhe Ministria e Kulturës e Francës, shfaq më shumë se 200 pjesë (komplete) të relikeve të shkëlqyera, nga 32 institucione kulturore dhe muzeale në 10 provinca, rajone autonome dhe komuna në Kinë.
