Në datat 15-18 nëntor, në Guangzhou u mbajt me sukses Ekspozita e 19-të Ndërkombëtare e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme të Kinës (China Expo).
Ekspozita u vizitua nga më shumë se 10.000 blerës dhe mbi 120.000 njerëz, të cilët vizituan, negociuan dhe blenë jashtë linje. Vëllimi i synuar i transaksioneve në një vit ishte gati 100 miliardë juanë.
Foto nga VCG
Në ekspozitë morën pjesë zyrtarë qeveritarë, të dërguar në Kinë, krerë të organizatave ndërkombëtare dhe korporatave, nga më shumë se 60 vende e rajone, përfshirë Egjiptin, Kolumbinë, Poloninë, Fixhin, Afrikën e Jugut, Nepalin, Arabinë Saudite, Sri Lankën, Tajlandën dhe Vietnamin, me fokus në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Gjatë saj u zhvilluan diskutime efektive dhe shkëmbime të plota mbi tema të nxehta të korporatave, duke promovuar shkëmbimin e besimit të ndërsjellë. Gjithashtu shkëmbimin e përvojave dhe bashkëpunimin ekonomiko-tregtar midis ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nga vende të ndryshme, në një shkallë më të gjerë dhe në një nivel më të lartë.
Foto nga VCG
Gati 2000 kompani nga 37 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare nga gjashtë kontinentet, përfshirë Kinën, Malajzinë, Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial, Kanadanë, Korenë e Jugut, Iranin dhe Tajlandën, morën pjesë në këtë ekspozitë, me një numër total stendash mbi 2800.
Kompanitë e vogla gjigante, kompanitë individuale kampione në ekonominë e lartësive të ulëta, industrinë e pajisjeve të nivelit të lartë, industrinë e pjesëve kryesore të robotëve, biomjekësinë dhe industrinë e pajisjeve mjekësore të nivelit të lartë, do të marrin pjesë në ekspozitë për të shfaqur produkte me cilësi të lartë dhe teknologji të avancuara, si edhe për të promovuar shkëmbimet dhe bashkëpunimin mes kompanive në rrjedhën e sipërme dhe të poshtme në industri.
Foto nga VCG
Ekspozita speciale mbi transformimin dixhital të industrisë prodhuese, paraqet produkte "të vogla, të shpejta, të lehta dhe të sakta". Gjithashtu edhe raste të suksesshme në transformimin dixhital të industrisë prodhuese. Ajo fuqizon ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për të përshpejtuar transformimin dixhital.
Ekspozita e 20-të e Kinës do të mbahet në Kompleksin e Panairit të Importit dhe Eksportit të Kinës në datat 27-30 qershor 2025.