"Reali" i Madridit i afrohet edhe më shumë fitimi të titullit në "La Liga"

2020-07-06 09:50:37 CRI Komenti juaj Printoni

"Reali" i Madridit ka fituar me "Atletikon" e Bilbaos 1-0 dhe mbetet katër pikë para në krye të "La Ligës".

"Realit" i duhet vetëm të fitojë tre nga katër ndeshjet e tyre të mbetura për të siguruar trofeun.

Kampionët në fuqi të "Barcelonës" vazhdojnë të jenë në ndjekje të titullit me një fitore 4-1 ndaj "Vilarealit".

Në "Premier Ligën" angleze, dy gola në pjesën e dytë nga Sadio Mane dhe Curtis Jones bënë që "Liverpuli" të kthehej në rrugën e triumfit, me një fitore 2-0 ndaj "Aston Vilës" që kërcënohet prej rënies nga kategoria.

"Të kuqve" u duhen 12 pikë në pesë ndeshjet e fundit për të mposhtur rekordin e "Manchester City"-t me 100 pikë në një sezon.

Ndërkohë, vetë "Manchester City" pësoi një humbje befasuese 1-0 ndaj "Southemptonit".

Në "Serie A" italiane, shpresat e "Interit" për titullin pësuan një goditje të madhe, pas humbjes brenda fushe 2-1 nga "Bolonja".

"Interi" mbetet i treti në tabelë, 11 pikë pas "Juventusit" kryesues, kur ka edhe tetë javë për t'u luajtur. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore