"Man City" fiton 4-0 ndaj kampionëve të "Liverpulit"

2020-07-03 10:21:29 CRI Komenti juaj Printoni

"Manchester City" prishi festimet e titullit kampion të "Premier Ligës" të "Liverpulit" me një fitore 4-0 ndaj "të kuqve".

"City" e mori kontrollin e plotë të ndeshjes që gjatë pjesës së parë, kur shënoi tre gola brenda 20 minutave.

"Totenhemi" pësoi një humbje 3-1 me "Sheffield United" dhe zbriti në vendin e nëntë të tabelës.

Harry Kane barazoi rezultatin në pjesën e parë, por goli i tij u anulua me një vendim të diskutueshëm pas kontrollit të videos.

Trajneri i "Totenhemit" Jose Mourinho tha se lojtarët e tij duhej të ishin më të motivuar, sidomos pas vendimit të gjyqtarit kundër tyre.

Në "La Ligën" spanjolle, Sergio Ramos shënoi me 11-metërsh në minutat e fundit, duke i dhënë "Realit" të Madridit fitoren 1-0 ndaj "Getafes" dhe duke e rritur epërsinë e "të bardhëve" ndaj "Barcelonës" në katër pikë, kur mbeten edhe pesë javë nga përfundimi. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore