Messi shënon golin e 700-të, por "Barcelona" ndalet 2-2 nga "Atletiko"

2020-07-01 11:17:01 CRI Komenti juaj Printoni

Në "La Ligën" spanjolle, Lionel Messi pati një natë historike, duke shënuar golin e vet të 700-të në karrierë, por shpresat e "Barcelonës" për titull morën një goditje të rëndë pas barazimit 2-2 me "Atletikon" e Madridit.

Messi shënoi me një 11-metërsh para se "Atletiko" të barazonte.

Lënia e pikëve do të thotë që "Barcelona" nuk arriti ta kalojë "Realin" e Madridit dhe të ngjitet në krye të renditjes.

"Reali" pret nesër "Getafen", duke pasur mundësinë të sigurojë një epërsi prej katër pikësh, ndërsa kanë mbetur edhe pesë javë.

Në "Premier Ligën" angleze, "Manchester United" mundi "Brighton"-in 2-0, duke u dhënë një shtysë të mëtejshme shpresave për të marrë pjesë në Ligën e Kampioneve.

Adoleshenti Mason Greenwood dhe mesfushori Bruno Fernandes shënuan dy golat për "djajtë e kuq", të cilët kanë mbetur të pamposhtur në 15 ndeshje, duke u ngjitur në vendin e pestë në tabelë.

Në Itali, Cristiano Ronaldo shënoi me një "predhë" nga largësia në fitoren 3-1 të "Juventusit" me "Gjenoan".

Fitorja riktheu epërsinë prej katër pikësh të "zonjës së vjetër" ndaj "Lacios", që kishte fituar më parë 2-1 në Torino. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore