2020-03-18 10:47:14 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Euro 2020" është shtyrë për një vit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Organi drejtues i futbollit evropian e mori vendimin gjatë një videokonference urgjente.
Turneu, që duhej të zhvillohej këtë verë nga 12 qershori deri më 12 korrik, tani do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit të ardhshëm.
Zhvendosja e Kampionatit Evropian do të sjellë përplasje me Kampionatin Evropian të Femrave, si dhe Ligën e Kombeve dhe Kampionatin Evropian nën 21 vjeç, që janë planifikuar të zhvillohen gjithashtu verën e ardhshme.
UEFA thotë se koha e zhvillimit të këtyre tre veprimtarive do të rishikohet në përputhje me rrethanat.