Sporti italian, drejt "politikës së dyerve të mbyllura"

2020-03-05 10:36:51 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria italiane e Sporteve njoftoi se të gjitha ngjarjet sportive në vend gjatë muajit në vijim do të zhvillohen me dyer të mbyllura, për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Ministri Vincenzo Spadafora theksoi:

"Sa i përket sportit, ne do të përpiqemi të gjejmë një rrugë të ndërmjetme mes vazhdimit të veprimtarive sportive dhe kujdesit për shëndetin e secilit."

Gjithashtu u bë e ditur se ndeshja e dytë gjysmëfinale e Kupës së Italisë mes "Napolit" dhe "Interit", e planifikuar për sot, është shtyrë.

Më parë ishte shtyrë edhe ndeshja tjetër gjysmëfinale, "Juventus" – "Milan".

Dhjetë ndeshjet e "Serie A" që duhej të zhvilloheshin gjatë dy fundjavëve të kaluara, gjithashtu janë shtyrë.

Covid-19 ka shkaktuar deri tani 107 vdekje në Itali.

Mrekulli
Lajmet Kryesore