OKB-ja: Duhet të forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar kundër epidemisë

2020-02-10 09:58:05 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u shpreh më 8 shkurt se përballë epidemisë së koronavirusit të ri, komuniteti ndërkombëtar duhet të forcojë bashkëpunimin dhe t'i thotë jo diskriminimit, për ta mbështetur Kinën në mposhtjen e kësaj sfide.

"Kina ka bërë përpjekje gjigante në frenimin efektiv të përhapjes së koronavirusit të ri, duke arritur rezultate të dukshme. Mendoj se përballë kësaj situate, komuniteti ndërkombëtar duhet të forcojë bashkëpunimin. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar sugjerimet, duke u bërë thirrje të gjitha vendeve të ruajnë qarkullimin normal të ekonomisë globale dhe të shmangin kaosin."

Guterres theksoi gjithashtu se në procesin e mposhtjes së shpërthimit të koronavirusit novel, duhet të ruajmë frymën njerëzore dhe të heqim veprimet diskriminuese, për ta mbështetur Kinën në luftën kundër epidemisë.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore