2019-11-26 18:04:53 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Treshja e "Liverpulit", Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Naby Keita, është përfshirë në listën e pretendentëve për fitimin e çmimit "Lojtari afrikan i vitit" të Konfederatës Afrikane të Futbollit për vitin 2019.
Sulmuesi egjiptian Salah do të kërkojë të ruajë titullin që e ka fituar në dy vitet e fundit.
Të tre janë pjesë e 10 lojtarëve të përzgjedhur nga "Premier Liga" angleze, ku përfshihen gjithashtu mesfushori i "Manchester City"-t Riyad Mahrez dhe dyshja e "Arsenalit" Pierre-Emerick Aubameyang dhe Nicolas Pepe.
Mahrezi, i cili e ndihmoi Algjerinë të fitojë Kupën e Kombeve të Afrikës sivjet, është një ndër katër algjerianët e kandiduar për çmimin për meshkuj - më shumë se çdo vend tjetër.
Lista e hartuar nga një panel gazetarësh dhe ekspertësh përmban gjithsej 30 emra, ndërsa çmimet do të jepen më 7 janar në Egjipt. (Artan Goga)