Li Na, aziatikja e parë në Sallën e Famës Ndërkombëtare të Tenisit

2019-07-22 10:58:21 CRI Komenti juaj Printoni

Li Na, tenistja e parë aziatike që e ka fituar "Grand Slam"-in është përzgjedhur për t'u përfshirë në Sallën e Famës Ndërkombëtare të Tenisit, duke qenë përsëri tenistja e parë aziatike që merr këtë vlerësim, më i larti në botën e tenisit.

Li Na mbetet tenistja më e madhe kineze dhe një ndër emrat më të njohur të sportit kinez në përgjithësi. Në vitin 2013 revista "TIME" e përfshiu atë në listën e njerëzve me ndikim më të madh në botë. Falë saj tenisi sot është bërë një sport i popullarizuar në Kinë. Li Na shpreson se ata do ta çojnë tenisin kinez në nivele edhe më të larta sesa ato ku e ngriti ajo.

Legjenda e tenisit kinez ka fituar gjithashtu në French Open në vitin 2011 dhe Australian Open në vitin 2014.

Por pikërisht kur ishte në majën e karrierës së vet dhe të tenisit të femrave, për shkak të një dëmtimi në gju, një prej shumë të tillave gjatë karrierës së vet, në 19 shtator 2014 Li Na vendosi ta lërë sportin në moshën 32-vjeçare. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore