2018-12-28 09:41:18 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Më 29 dhjetor 2018 ka nisur në Toblach të Italisë Turi i Skive 2018-19, që është pjesë e Kupës së Botës të Krosit të Federatës Ndërkombëtare të Skive. Turi i sivjetshëm përbëhet prej nëntë fazash, që përveç Italisë do të zhvillohen edhe në Çeki, Gjermani e Zvicër, për t'u mbyllur në Val di Fiemme të Italisë më 6 janar 2019. Sivjet është edicioni i 13-të i këtij turi.
Norway's Marit Bjorgen holds the trophy for the overall title in the women's FIS Cross Country World Cup sprint, after the race in Drammen, Norway, Wednesday March 11, 2015.
Krosi i skive si një sport e ka origjinën te ushtria norvegjeze në shekullin e 18-të. Kjo traditë vazhdon edhe sot dhe skiatorët e skiatoret norvegjeze kanë arritur numrin më të madh të fitoreve si në Turin e Skive, ashtu edhe në Kupën e Botës të Krosit. Në emisionin e sotëm do të flasim për një skiatore norvegjeze, që renditet në vendin e parë të Kupës së Botës gjatë të gjitha kohërave me 114 fitore individuale. Ajo është gjithashtu sprinterja më e suksesshme në historinë e Kupës së Botës të Krosit, me 29 fitore. Ajo ishte në krye të listës së medaljeve të Lojërave Olimpike Dimërore 2010 me 5 të tilla, ndër të cilat 3 ishin të arta. Ajo ka marrë pjesë pesë herë të olimpiada dhe me pesë medaljet e fituara në Lojërat Olimpike të Pyeongchang-ut 2018, numri i medaljeve olimpike të saj arriti në 15, më shumë se çdo sportist a sportiste tjetër në historinë e lojërave olimpike dimërore. Ajo është Marit Bjorgen.
Kur Marit Bjorgen kaloi vijën e mbërritjes në disiplinën e krosit të skive me nisje masive 30 km për femra në Lojërat Olimpike Dimërore të Pyeongchang-ut, komentatori sportiv i BBC-së Ollie William ishte një nga të paktët që gjeti shprehjen e përshtatshme: "Ky është një moment i veçantë që po dëshmojmë ne të gjithë".
"Çfarë mënyre për ta përfunduar. Nëse kjo është hera e fundit që e shikojmë Marit Bjorgen-in në Lojërat Olimpike, atëherë ajo po del në stil dhe Norvegjia do ta festojë këtë gjatë ditëve në vijim. Kjo është paraqitja më e mirë që mund të imagjinoni. Ajo i kapërceu kufijtë e sportit të saj."
Pse gjithë bujë? Me fitimin e pesë medaljeve në Pyeongchang, Bjorgen u rendit përpara bashkatdhetarit të saj Ole Einar Bjorndalen, duke u bërë sportistja më të suksesshme në historinë e Lojërave Olimike Olimpike. Ajo madje e arriti këtë pasi tre vjet më parë kishte bërë një pushim për të sjellë në jetë një fëmijë.
E lindur në Trondheim, "fabrika olimpike" e Norvegjisë për skiatorët e krosit, Bjorgen në fillim arriti sukses si një sprintere, para se të kalonte në garat e distancave me rritjen e moshës së vet. Ajo filloi të konkurronte në garat e Kupës së Botës në moshën 19-vjeçare, por thotë se nga mosha 7-vjeçare kur filloi skitë, dhe deri kur u bë 13 vjeçe, ajo nuk humbi asnjë garë.
Bjorgen fitoi nga tre medalje të arta në secilën prej dy Lojërave Olimpike Dimërore para atyre të Pyeongchang-ut, dhe ka fituar të paktën një medalje në çdo Olimpiadë ku ka marrë pjesë, që nga e para në Salt Lejk në vitin 2002, ku siguroi medaljen e argjendtë. Në Pyeongchang, ajo arriti të fitonte nga një medalje në të pesë kategoritë ku mori pjesë.
Krahas suksesit të saj olimpik, Bjorgen gjendet në vendin e parë në renditjen e të gjitha kohërave së Kupës së Botës së Krosit. Pas nëntë përpjekjesh, në 2015-n ajo fitoi më në fund Turin e Skive për herë të parë, duke mundur kampionen e mëparshme dhe bashkatdhetaren e saj Theresa Johaug.
Një program rraskapitës stërvitjeje
Një ekip studiuesish norvegjezë kohët e fundit ka shqyrtuar shënimet e hollësishme të 17 vjetëve stërvitje për të gjetur arsyet e suksesit të Bjorgen-it, duke botuar edhe një artikull me rezultatet e studimit në revistën shkencore "Frontiers in Physiology". "Ky artikull është absolutisht një minierë ari për atë se çfarë është e mundshme," tha fioziologu i stërvitjes Dan Heil. "Vetëm tani, duke u kthyer pas në kohë, ne mund të shohim sa e çmuar është kjo për Marit Bjorgen-in."
Ekipi analizoi të dhënat nga më shumë se 8000 sesione të saj të stërvitjes gjatë harkut kohor 2000-2017 për të llogaritur kohët që ka shpenzuar ajo për të fituar qëndresë, shpejtësi dhe fuqi. Kërkuesit zbuluan që një rritje e ngadaltë dhe e qëndrueshme e kohës së stërvitjes kishte sjellë rezultate pozitive dhe se pakësimi i stërvitjes para garës ishte më i ulët sesa rekomandohej. Po ashtu, një e katërta e sesioneve të stërvitjes së skiatores norvegjeze ishin bërë në kampet në lartësi të mëdha.
Një nënë krenare
Bjorgen bëri një pushim gjatë sezonit 2015-16, kur ajo vendosi për të pasur një fëmijë me partnerin e saj Fred Borre Lundberg, fitues i katër medaljeve në olimpiadat dimërore. Në moshën 35-vjeçare, ajo lindi birin e saj Marius. Në atë kohë, pak njerëz parashikonin çfarë do të ndodhte më vonë.
Vetëm 11 muaj më vonë, Bjorgen u kthye në arenën e Kupës së Botës dhe fitoi menjëherë në një kategori. Dhe sigurisht, pastaj erdhi Pyeongchang-u.
(Wang Xianya)