2020-06-19 20:31:54 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Provinca Hubei, sidomos qyteti i Wuhan-it, ishte në fokusin më parësor në luftimin e Kinës kundër epidemisë, si pika nevralgjike e kësaj lufte. Presidenti i Kinës Xi Jinping mori një vendim tjetër shumë kyç, se vendi duhet ta luftojë me këmbëngulje virusin në Hubei dhe Wuhan, sepse fitorja në Wuhan mund të sigurojë fitoren në Hubei dhe më pas në mbarë vendin. Pas këtij vendimi, të gjithë banorët lokalë dhe nga e mbarë Kina bashkuan forcat dhe u mobilizuan kundër virusit, duke i hapur rrugën fitores fillestare kundër virusit.