2020-05-27 16:53:08 | CRI | Komenti juaj | ![]() | Printoni |
"I gjithë stafi i institutit tonë është përfshirë në ciklonin e thashethemeve dhe përjetoi presion të madh," tha në një intervistë për CGTN, Yuan Zhiming, studiuesi i Institutit të Virologjisë në Wuhan dhe drejtori i Laboratorit Kombëtar të Sigurisë Biologjike. Megjithëse ata janë keqkuptuar, studiuesit u përpoqën të duronin dhe rregullonin mendimet e tyre për të kontribuuar në këtë luftë kundër epidemisë. "Disa prej nesh thanë se ndihen si banorë të Wuhanit. Kemi parë se si banorët e Wuhanit vuajtën në këtë epidemi. Në krahasim me dhimbjen dhe humbjen e tyre, dhimbja jonë është më e vogël dhe ne duhet të jepnim më të mirën tonë," tha Yuan.