Video - Pse ka rëndësi miratimi i projektligjit të sigurisë kombëtare për Hong-Kongun?

2020-05-24 23:55:44 CRI Komenti juaj Printoni

Në një intervistë për CGTN, profesori i Universitetit Normal të Kinës Lindore Josef Mahoney dhe drejtori i Qendrës për Kinën dhe Globalizimin, Wang Huiyao, analizuan domosdoshmërinë dhe urgjencën për të miratuar projektvendimin për krijimin dhe përmirësimin e sistemit ligjor dhe mekanizmave të zbatimit për të ruajtur sigurinë kombëtare në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut. Në vitin 2003, neni 23 i Ligjit Themeltar të rajonit të Hong-Kongut parashikoi një dispozitë për sigurinë kombëtare, por kjo klauzolë u keqkuptua me qëllim nga opozita, për pengimin e lirisë dhe autonomisë së Hong-Kongut. Për këtë arsye, neni 23 nuk u miratua, duke shkaktuar të meta në sistemin ligjor për sigurinë kombëtare. Disa forca që synojnë "pavarësinë e Hong-Kongut", bashkë me disa forca perëndimore i shfrytëzuan këto meta, duke krijuar trazira në Hong-Kong dhe dëmtuar interesat sovrane të Kinës. Në këtë intervistë, theksohet nevoja e miratimit sa më parë të projektvendimit, i cili synon të ruajë sigurinë kombëtare dhe nuk do të pengojë lirinë dhe autonominë në Hong-Kongut. Ata që marrin lirinë si pretekst për të kundërshtuar këtë projektvendim, vetëm sa synojnë të trazojnë Kinën.
Mrekulli
Lajmet Kryesore