2020-05-12 21:52:34 | CRI | Komenti juaj | ![]() | Printoni |
Të martën, presidenti kinez Xi Jinping vizitoi punishten e kompanisë së çelikut të pandryshkshëm pranë Grupit të Hekur-Çelikut të Taiyuan-it për t'u njohur me gjendjen e prodhimit. Ai bisedoi me disa prej punëtorëve.
Xi Jinping-u tha: "Jam shumë i kënaqur për gjendjen e prodhimit. Teknologjia e lartë po lulëzon në provincën Shanxi. Grupi i Hekur-Çelikut i Taiyuanit ka pasur pandërprerë rezultate në risinë teknologjike. Shpreh shpresën se ju do të keni rezultate të mëtejshme në fushën e çelikut të pandryshkshëm." (Fani)