2020-04-23 15:07:01 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Më 22 prill, në kuadër të vizitës së tij të inspektimit, presidenti i Kinës Xi Jinping shkoi në Kompaninë e Automobilave të Shaanxi-së, për t'u njohur me gjendjen e studimit, prodhimit, shitjes së automobilave dhe rifillimit të punës në këtë kompani.
Xi Jinping tha: "Industria e prodhimit është sektori më kyç i ekonomisë sonë, ndërmarrjet tona shtetërore duhet të rifillojnë më parë punën. Kam parë disa nga produktet dhe linjat tuaja të prodhimit të automobilave, të cilat nuk u ndikuan nga epidemia dhe kanë krijuar nivelin më të mirë historik në prodhimin e automobilave. Ky rezultat duhet të inkurajohet. Shpresoj që mund të vazhdoni përpjekjet për të kapur rastin, në mënyrë që ta shndërroni krizën në një mundësi, duke krijuar modelin e ri të zhvillimit, ekologjinë e ri industriale, teknologjinë e re dhe produkte të reja."(Xu Guang)