Kryeekzekutivi i BMW: Kina është tregu më i madh i BMW-së

2020-04-22 22:12:35 CRI Komenti juaj Printoni

Në një intervistë për CMG-në, Jochen Goller, presidenti dhe kryeekzekutivi i "BMW Group Region China", tha se Kina është tregu më i madh i kompanisë dhe oferta duhet të ndjekë kërkesën. Ai e tha këtë në përgjigje të deklaratave se ka mundësi që zinxhiri i furnizimit i kësaj kompanisë të transferohet jashtë Kinës. Duke pranuar se shpërthimi i koronavirusit COVID-19 ka patur "ndikime shumë serioze" në biznesin e Grupit BMW në Kinë në fillim, ai tha se BMW-ja tani ka shumë besim pas rifillimit të punës më 17 shkurt dhe deri tani 95 për qind e pikave të shitjes janë hapur në Kinë.

"Personalisht mendoj se ajo që po ndodh tani mund të përshpejtojë një pjesë të lokalizimit".

Mrekulli
Lajmet Kryesore