Video - Xi Jinping-u: Fëmijët duhet të kenë frymë pozitive dhe shëndet të mirë

2020-04-22 15:45:27 CRI Komenti juaj Printoni

Më 21 prill paradite, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping inspektoi shkollën fillore të qytezës Laoxian të kontesë Pingli të provincës Shaanxi të Kinës Veriperëndimore.

Xi shkoi në klasën 1 të vitit të pestë dhe pyeti për situatën e mësimit dhe të jetës të nxënësve. Xi tha: "Tani shumë fëmijë janë me syze, gjë që më shqetëson. Shqetësohem edhe për shëndetin e tyre, sepse një pjesë e fëmijëve nuk bëjnë kalitje fizike dhe nuk kanë shëndet të mirë. Fëmijët duhet të kenë një frymë pozitive dhe shëndet të mirë." (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore