Video - Xi Jinping-u kthehet në Shaanxi "për të parë miqtë e tij"

2020-04-21 15:58:32 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së Xi Jinping, që shkoi në Shaanxi për inspektimin e punës në këtë provincë, erdhi në fshatin Jinmi në Shaanxi-në Jugore më 20 prill. Gjatë inspektimit, Xi Jinping-u vlerësoi arritjet e fshatit Jinmi në zbutjen e varfërisë. Jinmi është një fshat malor që ka qenë i njohur për varfërinë e tij, ku numri i banorëve të varfër arrinte në 553 veta. Vitet e fundit, rritja e kërpudhave është vlerësuar si industria kryesore për zbutjen e varfërisë, dhe janë ndërtuar qendra të të dhënave të mëdha të kërpudhave, linja prodhimit dhe serra inteligjente. Shumë fermerë i shesin produktet e tyre përmes platformave të tregtisë elektronike. Sot, fshati Jinmi ka arritur zbutjen e varfërisë, me të ardhurat e familjeve në rritje, që arrijnë tani në 4 600 juanë.

Ky vit është viti i betejës vendimtare të Kinës për ndërtimin e një shoqërie të mirëqenies. Pesë vjet më parë, Xi Jinping-u vizitoi Shaanxi-në dhe drejtoi simpoziumin e parë për zbutjen e varfërisë. Ai theksoi se ndërtimi i një shoqërie të mirëqenies në mënyrë të gjithanshme është i paplotë pa nxjerrjen nga varfëria të njerëzve të varfër në zonat e vjetra të goditura nga varfëria.(Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore