2020-04-17 19:31:41 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Gjatë një interviste me CMG-në, ekonomist i njohur nga Universiteti i Kolumbias Jeffrey Sachs u shpreh se vendimi i Trump-it për pezullimin e fondeve ndaj OBSh-së është "për të ardhur keq". Ai tha se Trump-i po kërkon të fajësojë të tjerët, si OBSh-në, Kinën apo çdo vend tjetër, për të justifikuar dështimin e administratës së tij në menaxhimin e pandemisë. Prej janarit, Trump-i jo vetëm që nuk mori masat e menjëhershme kundër shpërthimit të koronavirusit, por nga ana tjetër mori vendime të dobëta, duke mashtruar publikun amerikan. Këto kanë çuar në përhapjen drastike të koronavirusit në ShBA, sot vendi i goditur më rëndë nga pandemia dhe me numrin më të lartë të viktimave në botë. Gjatë intervistës, profesori analizoi gjithashtu punën e OBSh-së dhe vlerësoi disa vende në Azinë lindore, si Singapori, Koreja e Jugut, Japonia, Kina, etj., të cilat e kanë kontrolluar gjendjen epidemike në nivele të ndryshme.