2020-02-19 17:41:09 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Qëlloi gjatë periudhës më të ngarkuar të udhëtimeve në Kinë dhe ndryshoi mënyrën se si shumë njerëz e festuan Vitin e Ri Hënor. Miliona vetave që ishin nisur nga mbarë Kina për t'u bashkuar me familjet gjatë festës, iu desh t'i shkurtonin pushimet e tyre ose t'i ndryshonin plotësisht planet pas shpërthimit të COVID-19, një pneumoni e shkaktuar nga koronavirusi i ri, që goditi qytetin e Wuhan-it në provincën qendrore të Hubei-t. Dokumentari i CGTN-it "Epiqendra - 24 orë në Wuhan" rrëfen një histori njerëzore dhe prekëse të njerëzve që luftojnë epideminë në Kinë.