Video/  Kina preznaton "SPIKERIN-ROBOT"

2018-11-29 17:19:27 CRI Komenti juaj Printoni

"Përshëndetje! Jam prezantuesi i lajmeve i Agjencisë Xinhua dhe jam krijuar nga sistemi i inteligjencës artificiale nga motori kinez i kërkimit Sogou. Pamja dhe zëri im janë të folësit real të Agjencisë Xinhua Çiu Hao. Nuk kam nevojë për pushim. Jam krijuar duke përdorur sistemin e inteligjencës artificiale për të sintetizuar zërin, lëvizjen e buzëve dhe shprehjet e fytyrës."

Sapo ka nisur gjenerata e re e folësve virtualë televizivë, falë inteligjencës artificiale.

Spikeri është një nga dy folësit e Agjencisë së lajmeve Xinhua.

Njëri prej spikërve robot është programuar të flasë gjuhën kineze, dhe tjetri gjuhën angleze.

Sipas Xinhua, këta robotë janë të parët e këtij lloji në botë.

Në video shihet një spiker virtual i lajmeve, që vjen i veshur me kostum gri me kravatë të kuqe e që ka një zë robotik.

U deshën më shumë se 3 muaj për të krijuar folësin virtual të lajmeve, duke analizuar mbi 10 orë transmetim të folësit real me qëllim që robotët të ishin sa më të natyrshëm.

Folësit robotë mund të punojnë "24 orë në ditë, 365 ditë në vit".

Në të ardhmen, ata do të përdoren në terren, ose në raportimin e incidenteve urgjente. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore