2018-11-06 09:14:50 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Nga viti 2013 deri në vitin 2017, Guizhou, një nga provincat më të varfra në Kinë, nxorri nga varfëria 6.7 milionë njerëz, numër ky që zë vendin e parë ndër të gjitha provincat.
Njëkohësisht përqindja e njerëzve që jetojnë nën kufirin e varfërisë ka rënë nga 27% në më pak se 8% gjatë kësaj periudhe.
Gjatë vizitës në këtë provincë në Kinën jugperëndimore, Jim Yong Kim u shpreh se arritjet e Guizhou-t janë një nga shembujt më frymëzues të nxitjes së punësimit e të pakësimit të varfërisë nga zhvillimi i shpejtë i biznesit elektronik.
Në hapin tjetër, Banka Botërore ka në plan të studiojë nëse modeli i zhvillimit ekonomik në Guizhou mund të përhapet në mbarë botën.
Deri në shtatorin e vitit 2018, Banka Botërore dhe provinca Guizhou kanë nënshkruar 27 marrëveshje bashkëpunimi dhe shuma e kredive të dhëna nga Banka Botërore në këtë provincë kanë arritur në 900 milionë dollarë amerikanë. (Fani)