Xi Jinping-u inspekton provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore

2020-04-21 14:41:11 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping inspektoi të hënën provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore.

Xi shkoi së pari në Rezervatin Natyror Kombëtar "Niubeiliang" në distriktin Zhashui të qytetit Shangluo, për të inspektuar punën për mbrojtjen ekologjike të vargmaleve Qinling.

Rezervatin Natyror Kombëtar "Niubeiliang" është perla e gjelbër në lindje të Qin Lingut. Sipërfaqja e përgjithshme e zonës së mbrojtur është 16418 hektarë. Ajo është zona më biodiversitare në pjesën lindore të Maleve Qinling. Ajo gjithashtu është një rezervë natyrore që mbron pyjet dhe kafshët e egra si Takin, kafsha e egër e nivelit të parë kombëtar të Kinës.

Më pas Xi shkoi në fshatin Jinmi të lokalitetit Xiaoling për t'u njohur me përpjekjet për zbutjen e varfërisë. Jinmi është një fshat malor që ka qenë i njohur për varfërinë e tij, ku numri i banorëve të varfër arrinte në 553 veta. Vitet e fundit, rritja e kërpudhave është vlerësuar si industria kryesore për zbutjen e varfërisë, dhe janë ndërtuar qendra të të dhënave të mëdha të kërpudhave, linja prodhimit dhe serra inteligjente. Shumë fermerë i shesin produktet e tyre përmes platformave të tregtisë elektronike. Sot, fshati Jinmi ka arritur zbutjen e varfërisë, me të ardhurat e familjeve në rritje, që arrijnë tani në 4 600 juanë.

Në fshat Jinmin, Xi Jinping zhvilloi shkëmbime me disa fshatarë që po bëjnë përgatitje për shitjen e produkteve në internet. Xi tha: "Tregtia elektronike është e rëndësishme për shitjen e produkteve bujqësore dhe ka perspektivë të madhe."

Mrekulli
Lajmet Kryesore