Kompania "China Everbright"

2017-12-19 14:12:44 CRI Komenti juaj Printoni

"China Everbright" është një kompani financiare kineze, e regjistruar në Bursën e Hong-Kongut, dhe është degë e Grupit "China Everbright". Ajo e ka qendrën në Hong-Kong dhe merret me administrimin e pasurive ndërkufitare. Kompania "China Everbright" e ushtron veprimtarinë e vet financiare mes Hong-Kongut dhe pjesës kontinentale të Kinës, duke pasur ndikim të thellë në këtë fushë.

Në prill të vitit 2016, kompania "China Everbright" deklaroi blerjen e 100 % të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës "Nënë Tereza". Blerja u bë nëpërmjet "Keen Dynamics", një konsorcium i "China Everbright" dhe "Friedmann Pacific Asset Management". Si pronare kryesore e "Keen Dynamics", "China Everibright" zotëron të drejtën e posaçme të menaxhirimit të aeroportit deri në vitin 2027.

Mrekulli
Lajmet Kryesore