2020-07-03 15:59:43 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Me publikimin dhe zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare në Hong-Kong, në këtë rajon mbaroi më në fund gjendja e mosmbrojtjes së sigurisë kombëtare, që kishte vazhduar për një kohë të gjatë. Kjo shënon një kthesë historike nga trazirat te rregulli. Në një koment të Grupit Mediatik të Kinës vihet në dukje se Hong-Kongu, që quhet "Perla e Lindjes", po ndriçon përsëri,.
Siguria kombëtare, stabiliteti shoqëror dhe rendi ligjor janë parakushtet e zhvillimit të Hong-Kongut. Para kësaj, në këtë rajon mungonte një ligj për ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe si pasojë, qeveria hongkongase dukej e dobët në përballimin e veprimeve që dëmtonin seriozisht sigurinë kombëtare. Veçanërisht gjatë "stuhisë" së vitit të kaluar rreth rishikimit të Rregullores për të Arratisurit, sundimi i ligjit në Hong-Kong u shkel brutalisht dhe rendi publik në rajon u përkeqësua nga elementët e dhunshëm dhe ata që kërkonin pavarësinë e Hong-Kongut. Edhe liria personale dhe siguria e jetës u kërcënuan. Prestigji ndërkombëtar i Hong-Kongut u dëmtua seriozisht.
Situata e turbullt gjatë vitit të kaluar tregoi plotësisht se, nëse siguria kombëtare nuk mbrohet dhe sundimi i ligjit nuk përmirësohet, nuk flitet për lulëzimin e stabilitetin e Hong-Kongut. Kyçi i mbrojtjes së sigurisë kombëtare në Hong-Kong është qeverisja e Hong-Kongut sipas ligjit.
Hartimi dhe publikimi i Ligjit të Mbrojtjes së Sigurisë Kombëtare në Hong-Kong janë shpresa e të gjithëve. Ky ligj, duke u nisur nga kërkesat dhe aspiratat e pjesës dërrmuese të banorëve në Kong-Kong, në bazë të parimit "Një vend, dy sisteme", garanton mbrojtjen themelore të sigurisë kombëtare, sigurisë publike dhe sigurisë personale. Ai jep garanci të fuqishme edhe për bazën e sundimit të ligjit në këtë rajon.
Gjallëria e ligjit bazohet në zbatimin e tij. Mekanizmi i fuqishëm i zbatimit është kyçi për luajtjen e rolit të Ligjit për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare në Hong-Kong. Pas miratimit të këtij ligji, qeveria e rajonit të posaçëm dhe sektorët përkatës shprehën qëndrimin përkrahës për këtë ligj dhe gatishmërinë për kryerjen e detyrave për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.
Pas fillimit të zbatimit të ligjit, protestuesit u mblodhën në qendrën e Hong-Kongut në mënyrë të paligjshme, pa përfillur kundërshtimin e policisë. Me këtë rast, policia e Hong-Kongut zbatoi ligjin në mënyrë të prerë dhe arrestoi 370 protestues, 10 prej të cilëve dyshohen për shkeljen e Ligjit të Mbrojtjes së Sigurisë Kombëtare në Hong-Kong. Një turmë e dhunshme që plagosi punonjës policie u orvat të arratisej po atë natë, por u arrestua nga policia në aeroport, gjë që gjeti përkrahje nga hongkongasit.
Besojmë se Ligji për Mbrojtjen e Sigurisë Kombëtare në Hong-Kong do të bëhet "engëll mbrojtës" për zhvillimin e këtij rajoni, e mbyll komentin Grupi Mediatik i Kinës.