CMG-ja:Lulëzimi dhe stabiliteti në Xinjiang përgënjeshtrojnë zërat e politikanëve amerikanë

2020-06-20 19:46:09 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit ShBA-ja nënshkroi miratimin e ligjit të të ashtuquajturit ""Projektligj të të Drejtave të Njeriut të Ujgurve 2020", duke trilluar mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në rajonin e Xinjiang-ut dhe politikën e qeverisë kineze për këtë rajon. Kjo gjë ka shkaktuar indinjatë të fortë të popullit kinez, duke përfshirë 25 milionë banorët e pakicave të ndryshme në rajonin e Xinjiang-ut. I ashtuquajturi ligj është dënuar gjithashtu edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

Falë zhvillimit afatgjatë, sidomos nëpërmjet luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, rajoni i Xinjiang-ut po jeton epokën e re të zhvillimit të lulëzuar. Jeta e lumtur e pakicave të ndryshme, mbrothësia e stabiliteti ekonomik si dhe shoqëria e begatë janë fakte që kanë përgënjeshtruar zërat keqdashës të politikanëve amerikanë.

Në tre vitet e fundit, në rajonin e Xinjiang-ut nuk ka pasur asnjë incident të dhunshëm dhe terrorist. Pas Kongresit të 18-të, rritja mesatare vjetore e PBB-së në rajonin e Xinjiang-ut ishte 8.5%, ndërkohë që përqindja e varfërisë është ulur nga 19.4% që ishte në fund të vitit 2013 deri në 1.24% në fund të vitit 2019.

Njëkohësisht, kultura dhe feja unike e Xinjiang-ut janë plotësisht të mbrojtura. Sot në këtë rajon ka mbi 28 mijë objekte fetare dhe afro 30 mijë klerikë. Në Xinjiang, për çdo 530 banorë myslimanë ka një xhami dhe kjo është një mesatare më e lartë se në shumë nga vendet myslimane. Dialektet etnike përdoren gjerësisht në fushat gjyqësore, administrative, arsimore, të shtypit dhe botuese të Xinjiang-ut. Aktualisht, qeveria rajonale e Xinjiang-ut ka vendosur që mbi 70% e shpenzimeve të përgjithshme të buxhetit publik të shkojnë për jetesën e banorëve, nga të cilat arsimi zë një vend të rëndësishëm. Arsimi dygjuhësh i promovuar nga qeveria qendrore ka zgjeruar horizontin e rinisë në Xinjiang.

Që nga fundi i vitit 2018, më shumë se 1000 njerëz nga 91 vende kanë vizituar Xinjiang-un në grupe. Sipas dëshmive të tyre, realiteti që panë e dëgjuan në Xinjiang ishte krejtësisht ndryshe nga deklaratat e politikanë dhe mediave amerikane. Për shembull, Qavari, një redaktori i njohur i Agjencisë së Lajmeve të Katarit, tha se në Xinjiang kishte harmoni shoqërore, zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin politik. Sipas tij, banorët e pakicave të ndryshme jetojnë në harmoni. Veronica, drejtorja e Qendrës së Studimit për Kinë të Qendrës Ndërkombëtare të Studimit Strategjik të Indonezisë, theksoi se fakti që Xinjiang-u po zhvillohet vazhdimisht është i dukshëm dhe konfirmon plotësisht korrektësinë e politikës së qeverisë kineze për qeverisjen e Xinjiang-ut.

Në një koment të CMG-së thuhet se në fund të fundit, gënjeshtra mbetet gënjeshtër dhe njerëzit e kanë mësuar të vërtetën. Përballë lulëzimit dhe stabilitetit në Xinjiang dhe pohimit të komunitetit ndërkombëtar, disa politikanëve amerikanë vijojnë trillimet. Kur cënohet jeta e siguria e banorëve në rajonin e Xinjiang-ut, këta politikanë amerikanë jo vetëm që nuk ndihmojnë popullin, por madje ofrojnë përkrahje dhe fonde për forcat e dhunshme e terroriste. Kur shoqëria është e qëndrushme dhe e lulëzuar në Xijiang, politikanët amerikanë shqetësohen dhe nën maskën e "të drejtave të njeriut" provokojnë marrëdhëniet kombëtare kineze dhe orvaten të dëmtojnë lulëzimin dhe stabilitetin e Xinjiang-ut.

Shumë politikanëve amerikanë nuk u intereson lumturia e popullit të Xinjiang-ut. Ata ndërhyjnë në punët e brendshme të Kinës në përpjekje për të dëmtuar zhvillimin e Kinës për interesat e tyre politike. Por për çështjen e Xinjiang-ut, të drejtën e zërit e kanë vetë banorët e këtij rajoni. Asnjë shpifje nuk ka fuqi të ndryshojë faktet e zhvillimit dhe të përparimit në rajonin kinez të Xinjiang-ut. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore