2020-06-17 17:37:28 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kohët e fundit, sipas njoftimeve të mediave amerikane, është publikuar një dokument i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) të ShBA-së, ku i kërkon kësaj qendre të refuzojë çdo intervistë për Zërin e Amerikës. Pas kësaj, drejtorja Amanda Bennett dhe zëvendësja e saj, Sandy Sugawara, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra e tyre, në kohën e mospajtimeve me Shtëpinë e Bardhë, rreth mbulimit të Kinës, duke thënë se Michael Pack, shefi ekzekutiv i sapomiratuar i Agjencisë Amerikane për Median Globale (USAGM), që mbikqyr edhe Zërin e Amerikës, gëzon të drejtën t'i zëvendësojë ato me ekipin e zgjedhur prej tij.
Në fillim të prillit, Zëri i Amerikës raportoi suksesin e masave të mbylljes së Wuhan-it në Kinë për kontrollin dhe parandalimin e epidemisë. Shtëpia e Bardhë reagoi duke e kritikuar median amerikane për "propagandë" për Kinën me paratë e taksapaguesve amerikanë. CMG-ja vlerësoi se kjo gjë zbuloi standardin e dyfishtë të "lirisë së fjalës" të qeverisë amerikane.
Por, raportimet e disa fakteve të thjeshta të Kinës nga media amerikane irrituan politikanët amerikanë, të cilët frikësohen se banorët amerikanë do të bëjnë krahasime me atë çka po ndodh në vendin e tyre.
Përveç kësaj, politikanët amerikanë u orvatën të kufizojnë postimet e publikuara në rrjetet sociale. Ditët e fundit, Twitter shpalli mbylljen e mbi 170 mijë llogarive "të lidhura me qeverinë kineze", duke e sulmuar si "transmetim i fjalëve që favorizojnë gjeopolitikën kineze".
Por sipas hetimeve nga një institut australian, prej fundit të marsit të sivjetshëm, shumë llogari të rreme në Twitter postuan fjalë si "Virusi i COVID-19 është arma biologjike e prodhuar nga qeveria kineze në Institutin e Studimit të Virusit në Wuhan". Deri tani, Twitter nuk ka bërë asnjë reagim për këtë raport. (Xu Guang)