CMG-ja: E ardhmja e Hong-Kongut nuk vendoset nga amerikanët

2020-05-30 16:11:56 CRI Komenti juaj Printoni
Epidemia e koronavirusit të ri vazhdon të përhapet në ShBA, duke shkaktuar më shumë se 100 mijë të vdekur, ndërkohë që veprimet e dhunshme të policisë shkaktuan vdekjen e një afroamerikani, duke nxitur protesta në përmasa të mëdha në zona të ndryshme të ShBA-së ... Por, siç thuhet në një koment të CMG-së, edhe në këtë kohë të trishtuar për vendin, Donald Trump-i nuk harron të ndërhyjë në punët e brendshme të Kinës.

Të shtunën, Trump-i shpalli në një konferencë shtypi se "Ligji i sigurisë kombëtare mbi Hong-Kongun", i miratuar nga Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës, e ndryshoi premtimin për "Një vend, dy sisteme" në "Një vend, një sistem". Ai u shpreh se ShBA-ja do të marrë masën e anulimit të trajtimit preferencial të Hong-Kongut si një zonë e veçantë doganore dhe turistike.

Baza e politikës "Një vend, dy sisteme", është "Një vend", thuhet në këtë koment të CMG-së. Hong-Kongu është Hong-Kongu i Kinës dhe çështjet e Hong-Kongut janë punë të brendshme të Kinës e asnjë forcë e huaj s'mund të ndërhyjë në to. Shkalla e lartë e autonomisë në Hong-Kong s'mund të gjykohet nga amerikanët.

Pothuajse çdo vend ka ligjin e rregullat e veta për mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Qëllimi i hartimit të "Ligjit të sigurisë kombëtare mbi Hong-Kongun" është për të ruajtur sigurinë kombëtare dhe për të ndaluar dhunën. Banorët e Hong-Kongut dhe investitorët ndërkombëtarë ende gëzojnë liritë e të drejtat e ndryshme sipas ligjit. Të gjithë e dine se ShBA-ja ka luajtur rol në trazirat në Hong-Kong.

Ndërhyrja e ShBA-së në problemin e Hong-Kongut patjetër synon përfitime nëpërmjet problemit të Hong-Kongut dhe për të sjellë probleme për Kinën. "Liria dhe demokracia" janë vetëm justifikim.

ShBA-ja, që shpalli se do të anulojë trajtimin preferencial, duhet të kuptojë se statusi i posaçëm i Hong-Kongut është ofruar nga Ligji Themelor i Hong-Kongut. Pjesëmarrja e Hong-Kongut në Organizatën Botërore të Tregtisë me emrin "Hong-Kongu i Kinës", gjithashtu është autorizuar me Ligjin Themelor. Të gjitha këto nuk kanë lidhje me ShBA-në.

Drejtori i Departamentit të Financave të Hong-Kongut Chan Mo Po tha se nuk do të ndryshojë epërsia thelbësore e Hong-Kongut si qendër financiare ndërkombëtare dhe në të ardhmen kjo epërsi do të forcohet, sepse Hong-Kongu mbështetet në zhvillimin ekonomik të Kinës. Qendra e ekonomisë botërore do të kalojë nga Perëndimi në Lindje dhe kjo është prirje e pakthyeshme. Prandaj Kina kontinentale është shtylla kryesore e statusit të Hong-Kongut si qendër financiare ndërkombëtare.

Gjatë dekadës së fundit, ShBA-ja ka pasur suficitin më të lartë tregtar me Hong-Kongun midis partnerëve tregtarë globalë të rajonit. Nga viti 2009 deri në vitin 2018, suficiti i përgjithshëm në tregtinë e mallrave arriti në 297 miliardë dollarë amerikanë. Përveç kësaj, mbi 1300 kompani amerikane janë regjistruar në Hong-Kong, duke përfshirë pothuajse të gjitha kompanitë financiare amerikane, dhe "Wall Street"-i ka interesa të gjera ekonomike në Hong-Kong. Domethënë, nëse ShBA-ja anulon statusin e zonës së posaçme doganore të Hong-Kongut, pala amerikane është ajo që do të humbë më shumë.

Në komentin e CMG-së thuhet se, pavarësisht se ShBA-ja do të ndërmarrë hapat e saj të ardhme, një gjë është e sigurt: ajo nuk do ta mposhtë kurrë Hong-Kongun dhe Kinën. Hartimi i "Ligjit të sigurisë kombëtare mbi Hong-Kongun" do të zbatohet në mënyrë të rregullt dhe asnjë forcë s'mund të pengojë zhvillimin e qëndrueshëm të Kinës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore