CMG-ja: "Legjislacioni i sigurisë kombëtare" është dritë shprese për Hong-Kongun

2020-05-28 16:31:56 CRI Komenti juaj Printoni

Sesioni i tretë i legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore shqyrtoi "Vendimin e AKP-së mbi krijimin dhe përmirësimin e sistemit ligjor dhe mekanizmave të zbatimit për të mbrojtur sigurinë kombëtare në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong Kong-ut (Projekt"). Në një koment të CMG-së thuhet se ky projektvendim ka marrë një mbështetje të gjerë në shoqërinë e Hong-Kongut. Të gjitha qarqet në Hong-Kong filluan nënshkrimin e peticionit për të mbështetur "Legjislacionin e sigurisë kombëtare", si edhe veprimtarinë e nënshkrimit në internet të këtij peticioni. Deri më 26 maj, më shumë se 1.1 milion nënshkrime u mblodhën në vetëm tre ditë. Njerëzit e shohin qartë se "Legjislacioni i sigurisë kombëtare" ka ringjallur shpresën për zhvillimin e Hong-Kongut.

Hong-Kongu ka qenë kohët e fundit i zhytur në dhunë dhe dëshpërim. Një numër i vogël elementesh janë përpjekur të krijojnë kaos në Hong-Kong, nën nxitjen dhe drejtimin e disa politikanëve perëndimorë, veçanërisht amerikanë, duke kryer vazhdimisht veprime sabotimi, të cilat çuan në kaos shoqëror, goditje të tregut dhe vështirësi për jetesën e qytetarëve të Hong-Kongut.

Në fakt, harmonia dhe stabiliteti janë kërkesat kryesore të shoqërisë së Hong-Kongut dhe ndalimi i dhunës dhe kaosit është dëshira më urgjente e banorëve të tij. Krijimi dhe përmirësimi i sistemit ligjor dhe mekanizmit të zbatimit për të ruajtur sigurinë kombëtare në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut është në përputhje me interesat themelore të Hong-Kongut dhe të vendit, dhe në në mirë të mbrojtjes së të drejtave ligjore dhe lirive të qytetarëve të Hong-Kongut, duke u pranuar gjerësisht nga shoqëria e Hong-Kongut, thotë komenti i CMG-së.(Zhan Dian/Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore