Çfarë nënkupton fakti se ShBA-ja e filloi studimin e vaksinës më 11 janar?

2020-05-18 14:31:55 CRI Komenti juaj Printoni

"Që nga 11 janari, kur shumica e njerëzve nuk e dinin se çfarë kishte ndodhur... filluam të studionim vaksinën". Këto fjalë të 15 majit të presidentit amerikan Donald Trump tërhoqën menjëherë vëmendjen e mbarë botës.

Lidhur me këtë, Grupi Mediatik i Kinës publikoi një koment, ku ndër të tjera thuhet: "Të vërtetat zbulohen me kalimin e kohës. Me publikimin e gjithnjë e më shumë informacioneve, po bëhet më e qartë çfarë kanë bërë autoritetet amerikane".

Ditët e fundit, gjatë një seance dëgjimore në Kongres, drejtori i Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve të ShBA-së Robert Redfield u shpreh se kjo qendër kishte krijuar lidhje dhe kishte zhvilluar bisedime me palën kineze që më 2 janar.

"Meqë më 12 janar sipas orës së Pekinit, Kina i dorëzoi OBSh-së renditjen gjenetike të koronavirusit të tipit të ri, gjë që hodhi një bazë të rëndësishme për kërkimet mbi vaksinat dhe ilaçet në përmasë globale, është e arsyeshme të thuhet se, për shkak të diferencës kohore, ShBA-ja, siç deklaroi lideri i saj, kishte nisur studimet për vaksinën nga 11 janari sipas orës vendore. Fjalët e presidentit amerikan vërtetuan pikërisht se në minutën e parë, ShBA-ja mori informacionet e ndara nga Kina", thuhet në komentin e CMG-së.

Faktikisht, më shumë njoftime mediatike kanë shtuar dyshimet se koha e shpërthimit fillestar të epidemisë në ShBA mund të jetë më herët se data e publikimit zyrtar. Në mars, Redfieldi pohoi se disa viktima që mendoheshin të kishin humbur jetën për shkak të gripit, u testuan pozitivë për koronavirusin. Në fund të prillit, kryebashkiaku i qytetit Belvil të shtetit të Nju-Xhersit Michael Melham tha se u prek nga COVID-19 në nëntorin e vjetshëm. Kurse sipas një raporti të publikuar nga departamenti i shëndetit publik i Kontesë së Santa Klarës, rasti i parë i vdekjes aty ndodhi më 6 shkurt, duke mos pasur histori udhëtimi, tre javë përpara raportimit të vdekjes së parë zyrtarisht.

Gjithashtu, pas krijimit të ekipit të ri të medias të Shtëpisë së Bardhë, ekspertët mjekësorë "u zhdukën" nga konferencat ditore të shtypit. Zërat e arsyeshëm që përfaqësojnë shkencën nuk shfaqen më në takimet e Shtëpisë së Bardhë me median.

"Siç tha profesori Zheng Yongnian nga Instituti i Studimeve të Azisë Lindore pranë Universitetit Kombëtar të Singaporit, historia e përballjes së epidemisë në ShBA duket sikur rrotullohet përreth fuqisë administrative. Revista mjekësore prestigjoze 'Lancet' shprehet në një koment se qeveria federale amerikane e ka lënë mënjanë Qendrën e Kontrollit të Sëmundjeve", përfundon komenti.

Mrekulli
Lajmet Kryesore