Përse u përhapën "sëmundjet e cigares elektronike" në ShBA vitin e kaluar?

2020-05-13 17:45:57 CRI Komenti juaj Printoni

 

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, deri më 12 maj, numri i të prekurve nga COVID-19 në ShBA ka arritur në mbi 1.36 milionë, ndërsa numri i vdekjeve mbi 82 mijë.

Virusi nuk kurseu as disa nga punonjësit e Shtëpisë së Bardhë. Ndërkohë që shumë vetë dyshojnë se ky virus është përhapur më herët në ShBA.

Korrikun e kaluar, laboratori biologjik i Fort-Detrick-ut u mbyll në mënyrë misterioze. Më pas, në zonat e afërta të këtij laboratori u përhapën "sëmundjet e cigares elektronike", të cilat janë shumë të ngjashme me sëmundjet e shkaktuara nga COVID-19.

Ditët e fundit, më shumë medie amerikane dhe ndërkombëtare i kërkojnë qeverisë amerikane që të publikojë arsyen reale të mbylljes së laboratorit biologjike dhe të shqyrtojë marrëdhënien e kësaj baze mes sëmundjeve të cigares elektronike, gripit dhe koronavirusit.

Në gushtin e vitit 2019, në ShBA u përhapën papritur sëmundjet e cigares elektronike. Deri më 18 shkurtin e vitit 2020, janë raportuar 2807 pacientë me probleme në mushkëri si pasojë e cigares elektronike, përfshi 68 të vdekur.

Sipas raporteve të gushtit të vitit të kaluar nga "The New York Times", pacientët me sëmundjet e cigares elektronike patën vështirësi në frymëmarrje, dhimbje gjoksi, të përziera, ethe dhe lodhje. Madje disa nga pacientët patën nevojë për vendosjen e ventilatorit në ICU.

Gazetari i CNN-it Sanjay Gupta tha se cigarja elektronike nisi të shitej në ShBA prej vitit 2007. Në të kaluarën nuk pati sëmundje misterioze të mushkërive.

Në tetorin e vitit 2019, klinika e njohur "Mayo Clinic" studioi mostrat e marra nga 17 pacientë dhe zbuloi dëmet në mushkëri janë të ngjashme me dëmet e shkaktuara nga substanca kimike helmuese.

Sipas një raporti nga Zyra e Auditimit e ShBA-së në vitin 2009, kishin ndodhur 400 aksidente në laboratoret amerikane P3 brenda 10 viteve të fundit. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore