2020-05-04 15:16:18 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Gjatëpushimeve të Festës së 1 Majit, shumë kinezë filluan të udhëtojnë në mbarë vendin.Sipas parashikimit të Ministrisë së Transportit të Kinës, gjatë pushimevevëllimi i transportit të udhëtarëve do të rritet shumë dhe numri i udhëtarëve prite t'i kalojë 117 milionët. Përveç kësaj, në fund të majit do të organizohen "dy sesionet" e Kinës, veprimtaritë më të rëndësishme politike vjetore të vendit. Agjenciae lajmeve "Reuters" mendon se kjo është një shenjë që Kina po kthehet në funksioniminnormal.
Nënjë koment të vetin, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) vë në dukje se gjatë afro 4muajve, duke u mbështetur në vendimmarrjen shkencore dhe përpjekjet e masavepopullore, Kina, një vend me sipërfaqe dhe popullsi të madhe, e kaloi këtëprovë të epidemisë. Sekreti i fitores së kësaj lufte është tradita kulturore e"bashkimit nga lart poshtë".
Qëndriminë shtëpi, mbajtja e maskës, ruajtja e distancimit shoqëror etj. janë bërë gjendja e re normale. Me përpjekjet e çdo kinezi, u krijua një forcë e madhekundër epidemisë. Lidhur me mobilizimin e qeverisë kineze dhe përpjekjet e çdokinezi, sekretari i përgjithshëm i OBSh-së tha në shkurt: "Nuk kam parë kurrënjë mobilizim të tillë, dhe besoj se Kina mund ta kontrollojë këtë epidemi".
Mbi 42 mijë punonjës mjekësorë nga krahina të ndryshme shkuan në provincën Hubei përtë luftuar kundër epidemisë. Brenda dhjetë ditëve, mijëra punëtorë nga krahinatë ndryshme të Kinës mbaruan ndërtimin e spitaleve "Leishenshan" dhe "Huoshenshan".Gazeta spanjolle "El País" komentoi se shpejtësia e ndërtimit tëspitaleve tregon forcën dhe vendosmërinë e Kinës kundër epidemisë.
Gjatëafër katër muajve të përballjes kundër epidemisë, Kina ka zbatuar parimin e vendosjessë popullit në qendër, duke vendosur që qeveria të paguajë shpenzimet etrajtimit të të sëmurëve nga koronavirusi. Kina bashkërendoi shpejt sektorët emjekimit, të parandalimit dhe të kontrollit të sëmundjes, të transportit etj.për të garantuar sigurinë e jetës dhe nevojat e jetesës së banorëve. Nëpërmjetveprimeve kundër epidemisë, u vërtetua më tej zbatimi i konceptit të vendosjessë popullit në qendër gjatë qeverisjes.
Në komentin e CMG-së thuhet se lideri më i lartë i Kinës Xi Jinping ka theksuarshumë herë se "parandalimi dhe kontrolli i epidemisë në mbarë Kinën ështënjë lojë shahu". Faktet tregojnë se sistemi dhe aftësitë e qeverisjes së vendit në mënyrë efikase e shkencore, janë edhe arma e fortë kundër koronavirusit. Këto tregojnë se tradita kulturore kineze është sekreti i fitoresnë luftën kundër epidemisë, e mbyll komentin e vet CMG-ja. (Çang Çuo)