2020-04-27 14:54:52 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Më 24 prill, uebsajti amerikan "Politico" njoftoi se Komiteti i Senatit i Partisë Republikane i dërgoi një memorandum me 57 faqe ekipit të fushatës zgjedhore, ku këshillohet që kandidatët e Partisë Repulikane të përballen me krizën e epidemisë së koronavirusit nëpërmjet sulmeve ndaj Kinës. Ky dokument paraqet tre mënyra sulmi. Së pari, "Kina ka fshehur të vërtetën, gjë që shkaktoi përhapjen e virusit". Së dyti, "qëndrimi i Partisë Demokratike ndaj Kinës është i dobët". Së treti, "Partia Republikane do të nxitë vendosjen e sanksioneve ndaj Kinës për përhapjen e virusit".
Në një koment të CMG-së thuhet se veprimet e Partisë Republikane tregojnë se një pjesë e politikanëve amerikanë nuk zbatojnë përgjegjësinë e tyre në luftën kundër epidemisë, dhe për të fituar në zgjedhje tani ata nuk i fshehin veprimet e tyre dashakeqëse.
Pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit në ShBA, shumë skenarë absurdë janë shfaqur aty. Lufta midis partive është mbi luftën kundër epidemisë, zgjedhjet janë më të rëndësishme se jeta e njerëzve etj. Elitat e Uashingtonit nuk shikojnë faktet, por shikojnë vetëm interesat e tyre politike në luftën ndërmjet partive. Edhe një pjesë e amerikanëve s'mund t'i pranojnë këto. Sipas një sondazhi të bërë nga "Rasmussen Reports", 42 % e amerikanëve mendojnë se kriza e koronavirusit të ri në ShBA është shkaktuar nga veprimet e Trump-it dhe jo nga Kina e OBSh-ja. Uebsajti amerikan i gazetarisë investigative "Grayzone" publikoi një raport, ku zbulohet procesi i plotë si një pjesë e mediave amerikane dhe e politikanëve amerikane janë bashkërenduar për të përhapur thashethemet mbi "burimin e koronavirusit të ri nga Instituti i Virologjisë i Wuhan-it." Sipas këtij raporti, ky veprim është i njëjtë me përhapjen nga qeveria e Bushit të thashethemit se "Iraku ka armë të shkatërrimit në masë ".
Në komentin e CMG-së thuhet që faktet tregojnë se thashethemet dhe manipulimet politikane s'mund të luftojnë virusin, s'mund të shpëtojnë jetë dhe s'mund të shfaqin madhështinë e ShBA-së. Tani populli amerikan, i goditur nga përhapja e epidemisë, ulja ekonomike dhe lufta politike, po kupton se shoqëria amerikane është e sëmurë. George Packer, analist i revistës "The Atlantic", botoi një artikull me titullin "Ne jetojmë në një shtet të dështuar", ku thuhet se liderët amerikanë nuk kanë metodë efektive kundër fatkeqësisë. (Çang Çuo)