Zyrtarët amerikanë: Numri i të infektuarve ndoshta është maja e ajsbergut

2020-04-25 16:14:45 CRI Komenti juaj Printoni

Më 23 prill, revista amerikane "Times" citoi fjalët e zyrtarëve të shtetit të Nju-Jorkut se "gjithnjë e më shumë prova tregojnë që numri i të infektuarve në Nju-Jork është shumë më tepër se numri i përcaktuar nga laboratorët."

Andrew Cuomo, guvernatori i shtetit të Nju-Jorkut, u shpreh që, në bazë të studimeve mbi koronavirusin e ri, afro 14 % e 3000 personave që iu morën mostra gjaku, janë të infektuar. Nëse kjo përqindje tregon nivelin e vërtetë të infektimit nga COVID-19, atëherë në shtetin e Nju-Jorkut ndoshta mbi 2.7 milionë veta janë infektuar nga koronavirusi i ri.

Një zyrtare shëndetësore e Nju-Jorkut thotë që kjo shifër është vetëm një pjesë e vogël e ajsbergut, duke shtuar që "nëse dikush do të më thoshte që afro 1 milion veta në Nju-Jork janë infektuar nga koronavirusi, nuk do të habitesha fare."

Ndërkohë, më 23 prill, guvenatori i Kalifornisë Gavin Newsom u shpreh që në 24 orët e kaluara, numri i viktimave nga COVID-19 në këtë shtet u rrit me 115, duke shënuar rekord ditor qysh nga shpërthimi i epidemisë.

Më 22 prill, para mediave, Newsom-i konfirmoi që një nga vdekjet nga COVID-19 ndodhi më 6 shkurt, tre javë më parë sesa u deklarua në raportin e mëparshëm. Ai u shpreh që ka kërkuar nga ekspertët të hetojnë mbi vdekjet nga epidemia dhe rasti më i hershëm ndoshta mund të jetë në dhjetor të vitit të kaluar.

Nga ana e tij, uebsajti i pavarur amerikan i lajmeve "Grayzone" publikoi një artikull me titull "Si janë fabrikuar thëniet e Trump-it që koronavirusi i ri e ka origjinën nga laboratori kinez", ku është zbuluar që media konservatore dhe qeveria amerikane bashkëpunojnë që t'i shndërrojnë thëniet e fabrikuara në të ashtuquajtur fakt.

Në kohën kur numri i viktimave në ShBA ka arritur mbi 40 mijë, aleatët e Trump-it po tentojnë ta shndërrojnë komplotin e tyre në "fakt", duke akuzuar që laboratori në Kinë ka krijuar koronavirusin e ri.

Në janar, gazeta "Washington Post" ka publikuar një lajm të dukshëm paragjykues, që është kritikuar nga mediat kryesore dhe shkencëtarët.

Në prill, administrata e Trump-it dha një udhëzim dhe "Fox News" dhe "Washington Post" e kanë "ripaketuar" atë, duke ua dhënë lexuesve si lajm.

"Grayzone" vuri në dukje që lajmi i "Washington Post"-it është bazuar në një dokument të shitur nga qeveritarët amerikanë, për të ushtruar presion ndaj Kinës. Më pas, politikanët amerikanë kanë dalë në skenë, duke bërë përbaltje në mënyrë të gjithanshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore