2020-04-14 15:35:23 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Me rritjen e numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve në ShBA, politikanët amerikanë kanë shtuar goditjen dhe përbaltjen ndaj Kinës. Por faktet janë fakte. Bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kanë bërë vlerësim të drejtë për masat e marra nga Kina në fushën e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë.
Në një koment të CMG-së thuhet se, sado që të përpiqen politikanët amerikanë të hedhin baltë ndaj Kinës, s'mund të mashtrojnë komunitetin ndërkombëtar, duke fshehur tre gabimet e mëdha gjatë luftës kundër epidemisë.
Gabimi i parë: Injoranca dhe arroganca shkaktuan shtyrjen e përballimit të epidemisë, duke humbur dy muaj kohë.
Agjencia amerikane AP njoftoi më 12 prill se Pentagoni mësoi për koronavirusin në dhjetorin e vitit të kaluar nga njoftimet publike të Kinës. Në fillim të janarit, qeveria amerikane filloi t'u kushtojë vëmendje lajmeve për koronavirusin. Më 3 janar, drejtori i Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve të ShBA-së Robert Redfield mori telefonatë paralajmëruese nga pala zyrtare kineze. Por vetëm më 18 janar, sekretari amerikan i Shëndetësisë dhe i Shërbimeve Publike Alex Azar pati rastin t'ua raportojë liderëve amerikanë situatën përkatëse.
Në komentin e CMG-së thuhet se kjo ka lidhje me mendimet kundër Kinës, injorancën dhe arrogancën. Në periudhën fillestare të epidemisë, një pjesë e amerikanëve i stigmatizuan masat e parandalimit dhe të kontrollit të Kinës, madje menduan se epidemia do të jetë një mënyrë për ta përmbajtur Kinën dhe për të shkëputur me Kinën.
Gabimi i dytë: Mosmarrëveshjet e brendshme shkaktuan mosfokusimin te pandemia
Më 11 prill "Washington Post" botoi një artikull, ku vuri në dukje se divergjencat e opinioneve të stafit të Shtëpisë së Bardhë, interesat e grupeve të ndryshme të qeverisë dhe ngurrimi e mospërfillja e liderit më të lartë të ShBA-së shkaktuan moskontrollin e epidemisë. Kurse CNN-ja vuri në dukje se lufta midis dy partive ka ndikuar jo vetëm në punën e parandalimit të epidemisë në shtetet e ndryshme të ShBA-së, por edhe në kënaqësinë e publikut për punën e qeverisë federale dhe nivelin e ndërgjegjësimit për epideminë.
Gabimi i tretë: Parulla "Amerika e para" dëmtoi bashkëpunimin në parandalimin e epidemisë, duke dëmtuar veten dhe të tjerët.
Sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus vuri në dukje në një artikull të tij të botuar në "Gazetën e Lindjes së Mesme" se pandemia nuk ka kufi shtetëror dhe lufta kundër epidemisë kërkon bashkëpunim e bashkërendim, dhe jo qëndrim egoist. Por bashkëpunimi ndërkombëtar i ShBA-së kundër epidemisë ka qenë zhgënjyes për të gjithë, nga grabitja e hapur e maskave deri në orvatjen për të monopolizuar vaksinën që po studon një kompani gjermane, madje deri në kërcimin e pezullimit të fondeve për OBSh-në. Të gjitha këto janë shfaqje të nacionalizmit egoist.
CMG-ja vë në dukje në komentin e saj se një pjesë e politikanëve amerikanë janë të mendimit se në parandalimin e epidemisë duhet të këmbëngulet në moton "Amerika e para", si edhe në fushë të tjera. Por faktet kanë treguar se nuk ka mundësi që të arrihet sukses në luftën kundër epidemisë vetëm me përpjekjet e një vendi, por nevojitet bashkëpunimi i të gjithëve.