2020-04-02 14:59:17 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Në gjendjen e parandalimit e të kontrollit të epidemisë, për rifillimin aktivisht të punës dhe prodhimit, duhet të sigurohen detyrat e prodhimit, por dhe shëndeti," tha presidenti kinez Xi Jinping gjatë inspektimit më 29 mars në një fabrikë të modeleve të makinave në Ningbo të provincës Zhejiang në Kinën Lindore.
Në një koment të vetin, Grupi Mediatik i Kinës (CMG), vë në dukje që, para këtij inspektimi, Xi theksoi qartazi në një mbledhje të Komitetit Qendror të PKK-së se, në kohën e normalizimit të parandalimit e kontrollit të epidemisë, duhet të përshpejtohet rivendosja e rendit të prodhimit e të jetës dhe nuk mund të ekzistojë mendimi që "të presim edhe më tej". Në këtë sfond, shumë analistë janë të mendimit se ky inspektim i presidentit Xi në provincën Zhejiang, që ka ekonominë private më aktive në Kinë, lëshoi sinjalin e qartë që, me parakushtin e moslehtësimit të kontrollit të epidemisë, të rivendoset sa më shpejt rendi i prodhimit dhe i jetës dhe të kthehet sa më parë zhvillimi ekonomik në binarët normalë.
Gjatë inspektimit, ndalesa e parë e Xi Jinping-ut ishte porti Ningbo-Zhoushan. Vëllimi i ngarkim-shkarkimit i këtij porti vitin e kaluar ishte 1 miliard e 120 milionë tonë, duke u radhitur në vendin e parë të botës për 11 vjet me radhë. Më pas Xi vizitoi Parkun Industrial "Daqi" ku prodhohen modele dhe pjesë këmbimi të automjeteve të nivelit të lartë dhe ku janë përqendruar shumë ndërmarrje private të vogla dhe të mesme të manifakturës. Këto dy ndalesa janë përfaqësuese të tregtisë së jashtme të Kinës, theksohet në komentin e CMG-së.
Xi pohoi në inspektim se "gjatë luftës kundër pneumonisë së koronavirusit të ri, ndërmarrjet e sektorëve të ndryshme u prekën rëndë." Ai theksoi se qeveria qendrore e ka marrë parasysh gjendjen e vështirë të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme e ka publikuar një sërë masash mbështetëse në ndihmë të tyre.
"Rreziqet ekzistojnë bashkërisht me rastet. Rreziqet e kapërcyera do të shndërrohen në mundësi." Kështu përgjithësoi Xi Jinping-u pasi dëgjoi raportin e punës në Zhejiang. Fjalët e tij të mençura e kanë nxitur shumë besimin e popullit kinez për kryerjen e detyrave të sivjetshme për zhvillimin ekonomik e shoqëror. Xi theksoi edhe pesë aspekte të punës, si shpejtimi i rifillimit të prodhimit me parakushtin e kontrollit të rreptë të epidemisë, ruajtja e normalitetit të zinxhirit global të furnizimit, zbatimi i masave për tërheqjen e talenteve dhe për nxitjen e novacionit, shfrytëzimi i mundësive të digjitalizimit të industrisë për nxitjen e shndërrimit të novacionit teknologjik në motorin e ri të ekonomisë etj.
Ekonomisti panamez Eddie Tapiero tha ditët e fundit se gjatë epidemisë, ekonomia elektronike dhe ajo inteligjente në Kinë kanë treguar potencial kolosal. Ai shprehu besimin se, pas gjendjes epidemike, modelet dhe bizneset e reja do të sjellin mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm dhe të vazhdueshëm të ekonomisë kineze.
Në komentin e Grupit Mediatik të Kinës (CMG) thuhet se inspektimi i Xi Jinping-ut në Zhejiang tregon se gjendja e kontrollit të epidemisë është përmirësuar më tej dhe ekonomia kineze, që u detyrua të ndërpriste funksionimin, po shpejton procesin e rinisjes së punës. Si ekonomia nr. 2 e botës, një gjë e tillë do t'i sjellë edhe botës qëndrueshmëri dhe siguri. Siç theksoi edhe zoti Tapiero, "rigjallërimi i ekonomisë kineze është një gjë shumë e mirë për ekonominë botërore." (Wang Lei)